Ministry of Agriculture and Rural Development

 

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua me prodhues të verërave dhe somelierë në Shqipëri.
Qëllimi i takimit ishte promovimi i produkteve të verës në tregun vendas dhe të huaj. Në takim mori pjesë dhe ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi.
Përmes prezantimeve virtuale, 12 kantinat më të mëdha në vend, shfaqën produktet  karakteristike të kantinave të tyre. Ministrja Ekonomi u njoh gjithashtu  nga përfaqësuesit e kantinave, me ecurinë e zhvillimit të sipërmarrjeve së tyre, problematikat dhe sugjerimet për të rritur prodhimin,  eksportet dhe synimin për gjetjen e tregjeve të reja.
Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi theksoi se me shtimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta prej 6.5 përqind, nga viti 2013 deri më 2019 prodhimi i verërave në Shqipëri është rritur me 11.2 përqind. Prodhimi i rrushit ka fituar qëndrueshmeri duke shkuar afro 190-195 mije ton/vit,  gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, përvec mbështetjes financiare të qeverisë dhëne si nga IPARD dhe Skemat Kombëtare me nje vletë prej 35 milion dollarë, dhe hartimi i projektligjit “Për Vreshtarinë dhe Verën” që është në proces miratimi, do të përmirësojë sektorin.
Edhe ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi vlerësoi punën e sipërmarrësve në këtë sektor, e cila ka cuar në rritjen e cilësisë prodhimit të verërave në vendin tonë.
Ministri Shalsi tha se falë punës së prodhuesve të verës por dhe mbështetjes së qeverisë përmes skemave e programeve si IPARD, brenda një periudhe të shkurtër, cilësia e verës dhe kantinat të njohin rritje të jashtëzakonshme.
Gjatë takimit, prodhuesit e verërave degustuan produktet dhe shkëmbyen mendime në lidhje me përzgjedhjen e varieteteve të reja të rrushit, kultivimin e vreshtave me qëllim  rritjen e cilësisë së verës, si dhe rekomandime për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Sot janë te regjistruara si ferma turistike ose agroturizem 45 kantina.

 

{:}