Ministry of Agriculture and Rural Development

Me pjesmarrjen e Ministres Ekonomi, u zhvillua sot takimi përmbylles i projektit “Infrastruktura për mbrojtjen nga përmbytjet e Lumit Mat” i financuar përmes Instrumentit WBIF. Në fjalën e saj Ministrja theksoi rëndësinë e këtij projekti zhvillimor i cili përmirëson rreth 13 kilometra argjinaturë, duke dhënë një impakt të dukshëm jo vetëm në parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e tokave bujqësore por dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqëisë, turizmit dhe aktivitetit ekonomik në zonë.
Ministrja Ekonomi falenderoi të gjithë ekspertët për kontributin në hartimin e këtij projekti dhe shprehu gadishmërinë për vazhdimin e financimit të ndërhyrjes në infrastrukturë.{:}