Ministry of Agriculture and Rural Development

 

Gjatë muajit maj, në vendin tonë do të nisë vaksinimi i kafshëve që rrezikojnë të preken nga sëmundja e Plasjes.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur kryerjen e profilaksisë shtetërore për vaksinimin e bagëtive të imta, gjedhin, derrat dhe njëthudrakët në zonat me risk të lartë për shfaqjen e sëmundjes së Plasjes, e cila përbën njëkohësisht një kërcënim edhe për jetën e njeriut.
Sipas të dhënave nga AKVMB, janë planifikuar të aplikohen mbi 87,369 dozë vaksina të cilat do të kryhen falas nga veterinerët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë. Bazuar në kalendarin e vaksinimit për sëmundjen e Plasjes, janë 38 fshatra ku do të fokusohet fushata e vaksinimit, që i përkasin kryesisht qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.
Vaksinimi do të kryhet përgjatë muajit Maj në përputhje me zbatimin e Programit Kombëtar të Kontrollit të Plasjes, në Shqipëri, për vitin 2021.{:}