Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua me fermerë të zonës së Ishmit fitues të skemës së mbështetjes me naftë pa taksa, të cilët kanë tërhequr kartat pranë zyrës së AREB.
Ekonomi i siguroi fermerët se skema e mbështetjes me naftë pa taksa do të vijojë deri në fund të mandatit të tretë të qeverisjes.
“Kemi planifikuar që mbështetja me naftë do të vazhdojë deri në vitin 2025 dhe sasia e parave që do të japim për të blerë nafte do të rritet. Ndërkohë duke bërë gati këtë skemën që kemi bërë tani, vitin që vjen do të jetë dhe pak më e lehtë sepse procedurën e parë të regjistrimit të pronës e keni të kaluar tani, mjafton të bëni aplikimin me NIPT-in e fermerit dhe hyni automatikisht”, tha ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.
Ekonomi u kërkoi fermerëve të zonës së Ishmit të bashkëpunojnë me strukturat e MBZHR për cdo problem.
Ministrja e MBZHR tha se falë masave të marra, parashikohet që prodhimi bujqësor edhe këtë vit të jetë i lartë
“Gjëja e rëndësishme është që ne tani po bëhemi gati për përmirësimin dhe të kanaleve kulluese sepse vjen shumë shpejt vjeshta. Duhet të jemi gati për vaditjen ndaj do të vazhdojmë të punojmë dhe gjatë kësaj kohe. Janë pastruar argjinaturat, digat por do të vazhdohet të punohet. Do të jemi në kontakt dhe me përfaqësues të shoqatave por dhe me zyrat e AREB-eve, për tu njohur me problemet që keni. Unë besoj se ky sezon bujqësor do të jetë i mirë sikurse dhe vitin e kaluar. Dhe këtë vit unë shoh se ju po mblidhni produktet nga serrat dhe eksportet bujqësore në muajt shkurt-mars u rritën, kështu që po ecet mirë”.
Fermerët e zonës së Ishmit falenderuan ministren Ekonomi për mbështetjen që po i jepet me naftën, duke ndikuar në uljen e kostos së shpenzimeve të tyre
“Kemi kaq kohë në fakt që punojmë në bujqësi, fermer i zonës së Gjoricës që kultivojmë kryesisht misrin, kemi dhe ullishte sepse jemi zonë kodrinore. Për ne është ndihmë shumë e madhe sepse nuk e prisnim këtë vit të merrnim ndihma nga shteti për naftë”, tha gjatë takimit me ministren e Bujqësisë, Agron Fija banor izonës Gjoricaj Ishëm Durrës.

Edhe fermeri Ilir Guraj, nga fshati Ishëm, është një nga fituesit e skemës së naftës pa taksa. Ai thotë se kultivon misër dhe përmes naftës që përfiton, mbulon shpenzimet e prodhimit të kulturave që mbjell në sipërfaqen që disponon.
Liman Vili nga fshati Gjoricaj është aplikues për herë të parë në skemat mbështetëse të bujqësisë. Ai thotë se zotëron 10 dynym tokë dhe një pjesë e ka mbjellë jonxh, ndërsa planifikon të mbjellë misër, fasule.
“Përmes naftës që kemi përfituar, kemi mundësi që të rrisim prodhimin dhe të arrijmë dhe tregun evropian”, tha ai gjatë takimit me ministren Ekonomi.

 

[metaslider id=19471]{:}