Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi ishte e ftuar në takimin online për prezantimin e Qendrës ABA – Agro Bisnes Asistencë, e krijuar me iniciativën e FED Invest dhe KASH (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar).
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, FED invest, KASH, Nucleus Albania dhe Qendrës ABA.
Ministrja Ekonomi vlerësoi iniciativën për krijimin e Qendrës ABA dhe platformës ABA Online, ndërsa vuri theksin tek domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive midis të gjithë aktorëve potencialë në fushën e bujqësisë.
Kryetarja e Keshillit Drejtues të FED invest, Zana Konini, vuri në dukje risitë që FED invest dhe Qendra ABA sjellin në zhvillimin dhe digjitalizimin e bujqësisë shqiptare.
Kreu i KASH, Agim Rrapaj, vlerësoi punën e bërë në platformën ABA Online dhe sugjeroi përfshirjen në të dhe të informacionit mbi pikat e grumbullimit, bimët medicinale, mekanikën bujqësore, per te nxitur tregtimin online.
Në përfundim të diskutimeve, pjesëmarrësit, jo vetëm vlerësuan takimin, por edhe u dakordësuan për koordinimin e hapave vijues.
Qendra ABA dhe platforma abaonline.al shërben si një pikë lidhëse informacioni, njohurish dhe zhvillimi kapacitetesh, aksesi në treg në përmbushje të nevojave të fermerëve shqiptarë për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare.
Ajo funksionon dhe si një platformë dinamike dhe interaktive, ku të gjithë anëtarët mund të diskutojnë, promovojnë shitjen e produkteve të tyre, mund të kërkojnë ekspertizë dhe të krijojnë lidhje biznesi mbi bazën e tregut on-line.
Të gjitha këto shërbime janë pa kosto për fermerët.
Çdo fermer shqiptar mund të aksesojë platformën abaonline.al nëpërmjet internetit ose aplikacionit të dedikuar për telefonat celularë.{:}