Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua me fermerët e zonës së Divjakës, ku ndoqi nga afër shpërndarjen e kartave për aplikantët fitues të skemës së mbështetjes së naftës pa taksa.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me fermerët, ministrja Ekonomi tha se falë bashkëpunimit të frytshëm mes fermerëve dhe zyrave të AREB-ve e MBZHR-së, implementimi i skemës po vijon me sukses në të gjitha qarqet e vendit duke u shndërruar në një nga aksionet më të mëdha mbarëkombëtare.

“Faleminderit për cdo përpjekje që bëtë për të përmirësuar skemën. Ne në fakt kemim punuar shumë shpejt, ju dhe ne sepse skema ka akoma kohë sipas udhëzimit për të qenë e implementuar dhe nafta ka akoma kohë për t’u tërhequr sepse ka afat deri më 30 nëntor të këtij viti që është vit ushtrimor. Ajo që realizuam është që kur duam ti bëjmë gjërat mirë dhe bashkë ne ia dalim. Dhe në fakt kjo ishte një nga ato aksione të mëdha kombëtare që me ndihmën e secilit prej jush, me ndihmën e AREB-ve dhe me drejtimin e MBZHR ia dolëm të kishim një implementim të suksesshëm”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Më tej, ministrja e MBZHR u shpreh se falë ecurisë së mirë të skemës, qeveria shqiptare ka parashikuar rritje të buxhetit cdo vit për skemën e naftës për fermerët e cila do të vijojë të zbatohet edhe në vitet në vazhdim.

“Në sistem aplikuan 20.561 fermerë. Ia kemi dalë që në planfikimin buxhetor afatmesëm dhe deri në vitin 2025 të kemi një program që vjen në rritje në buxhetin qeverisë për mbështetjen e fermerit me naftë, pra cdo vit do të ketë më shumë fonde në dispozicion për skemën.
Mbështetja jonë ndaj bujqësisë do të vazhdojë me skemën e naftës, do të vazhdojë me skemën kombëtare, me ujitjen por dhe me lehtësira të tjera që ne të arrijmë objektivin tonë që nga 400 milion dollar të shkojmë në 1 miliard dollar. Që do të thotë se shteti dhe ju duhet të punojmë fort për realizimin e këtyre objektivave”, tha ministrja Ekonomi.

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi vlerësoi mbështetjen që qeveria i ka dhënë fermerëve çka ka cuar në shtimin e sipërfaqes së mbjellë. Sipas tij, përmes skemës së naftës do të ulen kostot e shpenzimit të fermerit dhe do të rritet sasia e cilësia e produkteve bujqësore.

“E gjthë mbështetja që i është kushtuar bujqësisë, sic është skema e naftës, është proces që ka nisur, do të vijojë dhe do vazhdojë për shumë vite.
Sot cdo fermer, në bazë të sipërfaqes që mbjell, merr naftën pa lekë.
Kjo do të ndikojë në shtimin e sipërfaqeve, në shtimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimit”, tha kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ndërsa drejtori i zyrës së AREB-it Lushnje, Eltinor Mahmutaj, tha se në të gjithë rrethin e Lushnjes kanë aplikuar 7019 fermerë. Sipas Mahmutaj, Divjaka është një nga zonat më intensive në bujqësi në Shqipëri.{:}