Ministry of Agriculture and Rural Development

Bujqësia shqiptare është zhvilluar dhe po rritet duke konkuruar me produkte cilësore bujqësore në tregun e huaj. Shifrat rekord të eksporteve bujqësore shqiptare janë tregues i këtij transformimi në bujqësi, dhe me projektet që po zbatohen, ky sektor do të njohë vetëm rritje.
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, gjatë një takimi online të zhvilluar me Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit (DUK) dhe përfaqësues të bashkive, kërkoi gadishmërinë e të gjitha strukturave përgjegjëse, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit të ujitjes që ka nisur që me 15 prill dhe mbaron në fund të muajit shtator.
Në takim u vu theksi tek bashkërendimi i aktiviteteve të strukturave përgjegjëse në varësi të MBZHR-së dhe bashkive në funksionimin e skemave të ujitjes, për të krijuar akses në ujitje për cdo fermer.
Gjithashtu, ndër detyrat që dalin para strukturave përgjegjëse është përfundimi në kohë dhe cilësi i investimeve nga buxheti i shtetit, për periudhën në vijim.
Krahas ujitjes, ministrja Ekonomi kërkoi që DUK dhe Bashkitë, të vazhdojnë sipas planifikimit edhe me pastrimin e rrjetit të kanaleve kullues, për pëfundimin e këtij procesi para fillimit të sezonit me rreshjeve.
Ekonomi tha se këto aksione duhet të ndiqen me prioritet në zonat në rindërtim, ato ku po zbatohen projektet me rëndësi strategjike si dhe në zonat me dendësi fermerësh. Edhe planifikimi i nevojave buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të ndjekë këtë renditje prioritetesh.
Gjithashtu nga DUK, u kërkua të bëhet kujdes për ruajtjen e nivelit të ujit në kanalet kulluese në rastet kur ato përdoren për ujitje.
Vëmendje u kërkua dhe për garantimin e sigurisë së digave, në të cilat duhet të kryhen inspektime të vazhdueshme dhe në rast evidentimi të ndonjë problemi të merren menjeherë masat përkatëse për shmangjen e dëmëve eventuale.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e bashkive u kërkua që gradualisht bashkitë të fillojnë të përdorin Sistemin e Menaxhimit të Informacionit, të ngritur me asistencën e Bankës Botërore.
Ky program i aksesueshëm për përdorim dhe popullim për 61 bashkitë, do t’i ndihmojë bashkitë të përdorin të gjithë informacionin e duhur për menaxhimin me të mirë të infrastukturës dhe ofrimin e shërbimit të ujitjes dhe kullimit në kohë dhe me cilësi.

Ky sistem i jep mundësi MBZHR, DUK dhe vetë Bashkive të ndjekin menaxhimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe të planifikojnë në mënyrë efikase buxhetin për vitin e ardhshëm.
{:}