Ministry of Agriculture and Rural Development

Në kuadër të implementimit të projektit tematik Food4Health të financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare të Bashkëpunimit Interreg Tri lateral ndërkufitar Itali Shqipëri Mali i Zi, më 18 Qershor 2021, Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural pati kënaqësinë të priste homologët e delegacionit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi dhe Institutit Malazez për Biologjinë Detare në një vizitë zyrtare pune.
Gjatë takimit, projekt partnerët diskutuan mbi sfidat e projektit dhe mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe transferimit të njohurive për nxitur integrimin e Shqipërisë në tregun rajonal dhe evropian duke për të përmirësuar konkurrencën e përgjithshme në sektorin bujqësor dhe zonat rurale të qëndrueshme.
Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë në rolin e saj si partner drejtues vazhdon të udhëheqë projektin Food4Health me fokus kryesor nxitjen konkurrencës dhe inovacionit, veçanërisht nëpërmjet zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të përmirësuar konkurrencën e përgjithshme në sektorin bujqësor dhe zonat rurale të qëndrueshme në partneritet me Qendrën e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore Korçë, Qendrën e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore Vlorë, Instituti Mesdhetar Agronomik i Barit CIHEAM Bari, Rajoni Puglias, Rajoni i Molises, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , Mali i Zi dhe Instituti Malazez për Biologjinë Detare.
Tags #
#ItalyAlbaniaMontenegro #Interregproject #EUproject #MadeinInterreg #EUinmyRegion #CoesioneInCorso #Food4Health Project

[metaslider id=19714]{:}