Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi mori pjesë në seancën dëgjimore, të thirrur nga Nënkomisioni për Zhvillim të Qendrueshëm, me INSTAT, në lidhje me ecurinë e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Zonja Ekonomi vleresoj punën e mirë që INSTAT ka bërë me statistikat lidhur me ecurinë e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm të Agjendës 2030, fakt ky I cili u vleresua me kërkesën per përfaqesimin e Shqipërisë në United Nations World Data Forum.

“Nga mbledhja e grupit të nivelit të lartë të OBK u vlerësua përfaqesimi I Shqipërisë, që në takimin e parë u bë nga znj. Ekonomi”

Në rolin e Ministres së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Znj. Ekonomi theksoj se, si ish anëtare e Nënkomisionit për Zhvillim të qendrueshëm, një nga detyrat e para që ka bërë ishte analizimi I Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm dhe gjetja se në sa prej tyre gjendej e përfshirë MBZHR. Në vlerësim të këtyre objektivave, MBZHR gjendet e përfshirë në 9 prej tyre nga 17 objektiva që përbëhet Agenda 2030.

Në kuadër të këtyre objektivave dhe politikave që po ndërmerr qeveria shqiptare është një punë e madhe në vijimësi për të gjithë zhvillimin bujqësor dhe rural të Shqipërisë.

Gjithashtu edhe në katër vitet e ardhshme, qeveria shqiptare ka në qëndër, zhvillimin e fermës shqiptare duke bërë te mundur që një pjesë e politikave të rëndesishme që ndërmerr edhe EU lidhur me politikat e përbashkëta bujqësore të transpozohen edhe në legjislacionin shqipetar për aq sa munden.

Zonja Ekonomi në kuadër të analizimit te objektivit të parë të zhvillimit të qendrueshëm, theksoi rëndësinë e matjes së varfërisë, vlerësimit se sa prej fermerëve shqiptar ndodhen në varferi ekstreme dhe rolin e rëndësisëm që merr zhvillimi i bujqësisë në reduktimin e kësaj varfërie.

Gjithashtu paraqiti angazhimin e MBZHR me politika dhe projekte konkrete  me qëllim zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.{:}