Ministry of Agriculture and Rural Development

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Gazmend Barbullushi kanë marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Madrid, ku janë pritur nga një delegacion i përfaqësuesve të biznesit, në Selinë e Sipërmarrësve, CEOE. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare me Spanjën, për të ngritur ura të reja bashkëpunimi me investitorë spanjollë si dhe për të investuar në vendin tonë. Të pranishëm në delegacionin spanjoll kanë qenë; Znj. Marta Blanco, Presidentja e “CEOE Internacional”, Jaime Montalvo, Drejtor Ndërkombëtar i Dhomës së Tregtisë Spanjolle, Juan González-Barba, Sekretar i Shtetit të Spanjës për Bashkimin Europian, Xiana Mendes, Sekretare Shteti për Tregtinë. Delegacioni shqiptar ka vlerësuar potencialin e investimeve në sektorë të ndryshëm si dhe ka shprehur zotimin për më shumë bashkëpunime e shkëmbim tregtar mes vendeve tona. Ministrja Krifca, e shoqëruar nga delegacioni shqiptar, në vazhdën e takimeve ka takuar edhe presidenten e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritex Batet, ku ka marrë mbështetjet dhe vlerësimet për Shqipërinë, për procesin e Integrimit, si dhe për bashkëpunime në sektorë të rëndësishëm.

 

[metaslider id=”20227″]{:}