Ministry of Agriculture and Rural Development
Rithemeluam Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për të ofruar një qasje të re në detyrat e AKU-së. Bordi do të përmbajë në strukturën e tij vendimarrëse përfaqësues nga shkenca, nga shoqatat e konsumatorëve dhe agrobiznesit, shoqata e bashkive për të siguruar shtrirjen lokale, përfaqësues të medias, shëndetit publik, etj.
Do të mundësojë vendimarrje gjithëpërfshirëse, ndërveprim institucional dhe transparencë absolute me publikun. Ngremë kështu një organ funksional, me bazë të fortë shkencore dhe teknike, jo thjesht për të përmbushur një detyrim ligjor, por për një shërbim aktiv, për ta cuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore si prioritet të prioriteteve.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
[metaslider id=20721]

{:}