Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja Krifca bashkë me Ministren Ibrahimaj, në shtëpinë e bujqësisë, mirëpritëm Kryeministrin Rama, Guvernatorin Sejko, Kryetarin e shoqatës së bankave, drejtoren e BERZH dhe drejtuesit e bankave të nivelit të dytë për të diskutuar mbi kreditimin e bujqësisë dhe nevojën për ta lehtësuar më tej atë për fermerët dhe përpunuesit tanë.

Duke njohur nevojën e sektorit për më shumë financim, njoftuam dhe vendimin e Qeverisë shqiptare për të alokuar një fond prej 1 miliardë lekë në bankat e nivelit të dytë si garanci nga shteti për të financuar 50% të kolateralit për kredi në bujqësi. Kjo shumë është pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekë si dhe instrumentit të fondit të garancisë me BERZH vënë në dispozicion nga Qeveria shqiptare për zhvillimin e prodhimit dhe ekonomisë shqiptare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=20821]{:}