Ministry of Agriculture and Rural Development

Muaji janar është karakterizuar nga temperatura të ftohta, të cilat për bujqësinë dhe fermat kërkojnë një vëmendje të veçantë. Minsitria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka publikuar këshillat me masat që duhen marrë për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe kafshëve të fermave nga temperaturat e ulëta dhe përkrah tyre janë dërguar veterinerët zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si edhe specialistët e Agjencive Rurale të Ekstensionit Bujqësor. Fshat më fshat e fermë më fermë, për mbrojtjen e bimëve dhe gjësë së gjallë, në kushtet e motit me temperatura të ulëta që kanë përfshirë vendin.
Nga Korça, Blinisht, Dajc, Kallmet, Fushë-Mamurras, Lezhë, Kafaraj, Belsh, Mollas, Fushë-Krujë, Cërrik, Drithas, Maliq, Suç, Klos, Burrel, Dajç, Librazhd, Devoll, Ibi, Vreshtas fermerët u ndhmuan, këshilluan dhe orientuan mbi kujdesin për kafshët dhe ruajtjen e ambienteve të tyre në temperatura të ulëta, në serra me kujdesin maksimal për perimet, në pemëtari e bletari.
Në pikat e shërbimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka publikuar dhe afishuar rekomandimet e specialistëve për menaxhimin e ditëve të ftohta në fermë.
Agjencitë e Ekstensionit Bujqësor janë të ndarë në 4 rajone, Tiranë, Lushnjë, Korçë, Shkodër. Në funsionin e tyre kanë si detyrë kryesore transfermin e teknologjive bujqësore dhe plotësimin e nevojave të komunitetit të fermerëve me informacion në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, promovimin e informacionit bujqësor në funksion të rritjes së produktivitit dhe konkurrueshmërisë së fermave bujqësore. Ndërsa, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë Dhe Mbrojtjes Së Bimëve ka fushë përgjegjësie shëndetin dhe mirëqënien e kafshëve e shëndetin e bimëve. Këtë funksion e kryen nëpërmjet drejtimit të veprimtarisë së kontrollit zyrtar dhe veprimtarive të tjera veterinare brenda fushës së përgjegjësisë, dhe ofrimit të shërbimit të mbrojtjes së bimëve nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Ka komunikim i drejtëpërdrejtë me fermerët, prodhuesit, farmacitë veterinare dhe veterinerët privatë.
{:}