Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë pjesë në sallonin ndërkombëtar të bujqësisë në Francë, eventin bujqësor më të rëndësishëm në botë. Me një agjendë të ngjeshur takimesh me aktorë kyç të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit, Ministrja Frida Krifca bisedoi edhe me ministrin e Shtetit për Europën, Clement Beaune lidhur me mbështetjen e Francës për Shqipërinë.

Beaune shprehu vlerësimin për Shqipërinë në hapat e duhur që ka ndjekur për adoptimin e praktikave më të mira të prodhimit bujqësor, përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe rritjen e prezencës së produktit shqiptar në tregjet europiane. Beaune gjithashtu garantoi ministren Krifca për mbështetjen franceze në rritjen e tregtisë ushqimore mes dy vendeve. Në këtë kuadër u diskutua dhe për iniciativën e ministrave të bujqësisë së BE-së për të aktivizuar mekanizmin e përgjigjes ndaj krizave në tregje dhe çmime të produkteve agroushqimore me anë të të cilit nëse do të nevojitet do të asistohen edhe vendet kandidate.

Krifca theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën për adoptimin e teknologjive eficente në prodhimin bujqësor dhe blegtoral si dhe kërkoi rritjen e angazhimit francez në Shqipëri për investime në fushën e bujqësisë dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.{:}