Ministry of Agriculture and Rural Development

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici ka vizituar të mërkurën shkollën profesionale bujqësore “Mihal Shahini” në Cërrik, të rikonstruktuar vetëm një vit më parë, për të takuar një brez të ri që nesër do të drejtojë fermat, kompanitë bujqësore apo blegtorale dhe subjektet agroturistike të zonës.

Civici, bashkë me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian, Hubert Perr dhe udhëheqësen e ekipit të  “Food Safety Project”, Vannesa Cooling, vizituan këtë  shkollë, si një nga tetë agro-shkollat, pjesë e konkursit “Agro Aktiv” të financuar nga Bashkimi Europian.

Studentët prezantuan projektet dhe metodat e tyre të të mësuarit në bujqësi dhe mbi sigurinë ushqimore.

Zëvendësministri Civici tha se “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka objektiv primar përfshirjen  e të rinjve në zhvillimin e sektorit bujqësor shqiptar”.

Ndërsa Hubert Perr gjatë bisedës së hapur me studentët  u shpreh se “Kam mësuar shumë nga ju. BE do të vazhdojë të mbështesë idetë dhe aspiratat tuaja të punës me programe dhe projekte të reja”.

Edukimi i brezit të ri të profesionistëve të bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore është një detyrim ndaj vendit dhe kjo bëhet e kuptueshme nga të gjithë këto kohë.{:}