Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nënshkroi një marrëveshje me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) e cila hap rrugën për një projekt prej 1.84 milion € për të forcuar cilësinë dhe përputhjen e standardeve të Shqipërisë. Projekti është financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të zhvillojë kapacitetet e institucioneve dhe kompanive që veprojnë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike (MAP) dhe sektorit të frutave dhe perimeve (F & V).
“Marrëveshja në fjalë është ndër më të rëndësishmet që unë firmos në kapacitetin tim si Ministre e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, për shkak të fokusit që ka në standardizimin dhe rritjen e cilësisë në të gjithë zinxhirët e vlerës për dy nga produktet më të rëndësishme të eksportit të vendit tonë, Bimëve Medicinale dhe Aromatike si dhe Perimeve. Për nga rëndësia, Bimët Medicinale dhe Perimet përbëjnë një ndër fushat me prioritetin më të lartë të rritjes së prodhimit dhe eksportit, dhe aktualisht përbëjnë rreth 31 % të vlerës totale të eksporteve tona. Rritja e eksporteve bujqësore është një ndër prioritet e shpallura të qeverisë shqiptare me objektivin që këto eksporte të arrijnë 1 miliard USD brenda vitit 2030.” U shpreh Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
“Zgjerimi i ekporteve vjen nga përdorimi i avantazhit konkurues të Shqipërisë. Duke konsideruar biodiversitetin e vendit si dhe pozicionin e mirënjohur të Shqipërisë në eksportin e bimëve medicinale dhe perimeve, vendi juaj duhet të mbyllë disa hapësira me qëllim koordinimin e kërkesave të tregjeve në terma të standardeve dhe cilësisë tek tregjet dhe vendet më të zhvilluara. Për pasojë nisja e Programit për Standarde dhe Cilësi është një lajm i mirë për sektorin e eksporteve, ato bujqësore por dhe të tjerat.”, tha ambasadori zviceran Adrian Maître.
Duke pasur parasysh sfidat e lidhura me cilësinë përgjatë zinxhirëve të vlerave të produkteve medicinale dhe aromatike dhe frutave dhe perimeve, UNIDO dhe SECO zgjeroi nismën globale në Shqipëri dhe zhvilloi projektin e vendit në bashkëpunim të ngushtë me palët publike dhe private shqiptarë, në mënyrë që të sigurojë ndërhyrje efektive dhe të synuara.
Megjithë zhvillimin pozitiv në vitet e fundit, këta sektorë po përballen me sfida të lidhura me cilësinë kur vjen puna te verifikimi dhe demonstrimi i përputhjes me kërkesat e tregut ndërkombëtar. Për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe dinamike të eksportit, është me rëndësi të madhe që Shqipëria të trajtojë këto pengesa në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së importuesve kryesorë.” tha menaxheri i projektit, Cong Ëu.
Projekti “Forcimi i Cilësisë dhe Standardeve të Aftësisë së Përputhjes për Zinxhirët e Zgjedhur të Vlerës” në Shqipëri është pjesë e Programit Global të Cilësisë dhe Standardeve (GQSP) në një qasje inovative të zhvilluar së bashku nga UNIDO dhe Zvicra e cila synon të forcojë cilësinë dhe standardet e kapacitetit të përputhjes në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave të vendeve partnere për të lehtësuar aksesin në treg për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs).
Projekti në Shqipëri do të mbështesë rritjen e aftësisë së përputhjes së cilësisë të të dy sektorëve (MAP dhe F&V) – kryesisht në lidhje me përdorimin e pesticideve dhe kontaminimin bakterial – me qëllim që të reduktohen refuzimet kufitare në tregjet kyçe dhe të përmirësohet si cilësia ashtu edhe rendimenti në këto zinxhirë vlerash.
Në kuadrin e GQSP, projekti do të trajtojë gjithashtu çështjet e ndërthurjes, duke përfshirë nevojën për nxitjen e një kulture për cilësinë në zinxhirët e vlerave, duke përmirësuar në këtë mënyrë prodhimin/prodhimet cilësore të fermerëve, pronarëve të vegjël dhe prodhuesve dhe duke rritur aftësitë e shërbimit të sistemit të Infrastrukturës cilësore të Shqipërisë.
Zbatimi i projektit do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të ndryshëm, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoritë e Përgjithshme përgjegjëse për standardizimin, metrologjinë dhe akreditimin, Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe shoqatat kryesore dhe institucionet akademike.

{:}