Ministry of Agriculture and Rural Development

Rreth 9,000 ha tokë bujqësore kanë rifilluar të furnizohen me ujë pas shëmbjes në bazën e kanalit kryesor ujitës në hyrje të qytetit të Rrogozhinë, e cila shkaktoi ndërprerjen e disa tokave në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Strukturat e Drejtorisë së Ujitje Kullimit të qarkut Durrës të angazhuara maksimalisht në zgjidhjen e problematikës kanë bërë të mundur riparimin në kohë rekord të dëmtimit. Për pasojë që nga dita e djeshme ka rinisur ujitja e të mbjellave në bashkitë e ndërlidhura me kanalin ujitës.
Kanali, që furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin, ka një gjatësi rreth 40 km dhe shërben për ujitjen e rreth 9,000 ha tokë bujqësore nëpërmjet një rrjeti kanalesh sekondarë, që administrohen nga të tre bashkitë.
{:}