Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar një takim me ekipin drejtues të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ku ka prezantuar dhe drejtorin e ri të komanduar të këtij institucioni, Pëllumb Aleksi. Ministrja Krifca e ka uruar kreun e ri të ISUV në detyrën e marrë, për të cilën është shprehur se duhen rezultate që i përgjigjen objektivave të rritjes së analizave të akredituara, certifikimit të laboratorëve si dhe shpejtësisë së daljes së rezultateve të analizave që kërkon tregu.

Gjatë vizitës në këtë insitucion, ministrja inspektoi edhe ambientet e reja të godinës, të cilat kanë sjellë një transformim të ndjeshëm cilësor. Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, të Departamentit te Monitorimit të Mbetjeve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ata të Cilësisë së Ushqimeve sapo janë transferuar në ambientet e reja të ISUV, të rikonstruktuara pas tërmetit. Lidhur me këtë investim Ministrja Krifca u shpreh se janë blerë dhe aparaturat më bashkëkohore dhe me kushtet e reja të punës, përvec rritjes së cilësisë, duhet të përshpejtohet dhe zgjerimi i gamës së analizave të akredituara.

{:}