Ministry of Agriculture and Rural Development
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit, organizoi për herë të parë pjesëmarrjen e 20 prodhuesve të verërave shqiptare në panairin më të madh të verës në Evropë – Vinitaly në Verona.
Së bashku me prodhuesit u prezantuam mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare në stendën “Wine vision by Open Balkan”, ku të treja vendet tona ishin të ftuara të nderit në ditën e çeljes së dyerve të këtij panairi.

{:}