Ministry of Agriculture and Rural Development

Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë të ardhura ekonomike për peshkatarët dhe banorët e këtij rajoni turistik.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, Anila Denaj deklaroi sot se një nga objektivat e qeverisë është edhe transformimi i peshkimit në një atraksion turistik.
Denaj u ndal sot në fshatin Lin në Pogradec, ku u takua me peshkatarë të zonës dhe përfaqësues të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit.
Ministrja u njoh nga afër mbi ecurinë e punës së tyre, vështirësitë që ata kanë dhe adresimin e mbështetjeve në ndihmë të peshkatarëve të kësaj zone.
Ministrja Denaj i informoi se do të trefishohet sasia e rasatit të peshkut që do të hidhet këtë vit në liqenin e Ohrit.
Sipas saj, transformimi i peshkimit në atraksion turistik, pritet të sjellë më shumë rritje ekonomike.

“Në takim me peshkatarët e zonës dhe Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit të Pogradecit, folëm për ripopullimin e liqenit me trefishim të rasateve të peshkut dhe transformimin e peshkimit në atraksion turistik, për të sjellë më shumë rritje ekonomike”, u shpreh Denaj.

Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Fshati Lin, është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit.
Lini është përfshirë në listën e zonave të mbrojtura nga UNESCO.

Veç fondit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për rinovimin e anijeve, peshkatarët kanë përfituar edhe mbështetje për naftën.

default

default


{:}