Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

BUJQËSIA DHE BLEGTORIA

Objektivi politik

Prodhimi bimor është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të vendit, është pjesë e prioriteteve në Programin e Qeverisë, bën pjesë në Planin për Integrim Evropian dhe pjesë e Planit të Veprimit për Zbatimin e Partneritetit Evropian (2010-2014).

Bazuar në nenet 71, 76 dhe 95 të MSA-së për fushën e prodhimit bimor, objektivi kryesor është përafrimi gradual i legjislacionit Shqiptar me atë Komunitar si edhe zhvillmi i strategjive për përdorimin e tokës, tregun e tokës, zhvillimin rural, diversifkimin e aktiviteteve fermere dhe rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi.

Qëllimi i përgjithshëm është orientimi dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm të bimëve bujqësore me qëllim rritjen optimale të prodhimit për plotësimin sa më mirë të nevojave të vendit, minimizimin e importit dhe rritjen e mundësive për eksport si dhe mbështetjen e menaxhimin e këtij zhvillimi.

Situata aktuale:

Në Sektorin e prodhimit bimor vihet re një rritje e prodhimit për çdo kulturë, ku rritja e prodhimit evidentohet më shumë në ambjente të mbrojtura (kemi një shtim të sipërfaqes së mbrojtur me 40 – 50 ha në vit dhe për vitin 2010 me 100 ha). Vlen të përmendet që si rrjedhojë e politikave mbështetëse të Qeverisë, nëpërmjet skemës mbështetëse për plastmasin në serra, etj., ky trend i rritjes së prodhimit ruhet nga viti në vit.

Shqipëria me kushtet e saj klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën shumëvjeçarë në kultivimin e perimeve dhe patates, ka mundësi potenciale për kultivimin e mbi 60 specieve perimore. Aktualisht kultivohen mbi 30 të tilla dhe trendi për rritjen e numrit të specieve sa vjen e rritet. Ky fakt dhe faktorë të tjerë favorizues kanë bërë që prodhimi i perimeve aktualisht në disa zona potenciale të vendit, të shtrihet përgjatë gjithë vitit. E njëjta gjë vlen të përmendet për sektorin e frutikulturës ku si rezultat i politikave mbështetëse, që nga viti 2007 kemi një rritje të konsiderueshme të sipërfaqes së mbjellë me pemë frutore, ullinj, agrume, vresht,etj si dhe shërbimet e ujitjes, përpunimit, etj.

Ku qëndron specifika e Sektorit:

i. Janë prodhime delikate që dëmtohen dhe prishen shpejt, kanë qëndueshmëri të shkurtër pas vjeljes si dhe kërkohen çdo ditë në treg;
ii. Prodhimi dhe marketingu i fruta/perimeve është aktivitet global dhe për rrjedhojë dhe ligjet e konkurrencës së sektorit janë prezent;
iii. Përballimi i kërkesave të tregut si: shumëllojshmëri dhe vazhdueshmëri në prodhimin e fruta/ perimeve të freskëta;
iv. Plotësim i shijeve të konsumatorit dhe siguria për produkt të shëndetshëm;
v. Rritja e vlerës së produktit duke siguruar manipulimin e pas-vjeljes;
vi. Standardet e transportit, ruajtjes, tregtimint deri në tavolinën e konsumatorit;

Në kushtet reale të lëvizjeve demografike të popullsisë vihet re një trend i ri në kultivimin e fruta/perimeve si rrjedhojë e:

i. Përqëndrimit të fushës së prodhimit të fruta/perimeve rreth qyteteve (zhvillimi i bujqësisë periurbane dhe infrastruktura më e mirë rrugore dhe e marketingut);
ii. Prodhimi i specializuar dhe industrializuar i fruta/ perimeve në disa rajone;
iii. Rritja e sipërfaqes së ambjenteve të mbrojtura;
iv. Shtimi i llojshmërisë dhe varieteteve të tyre;
v. Trajtimi pas vjeljes;
vi. Dominimi i supermarketeve në rrjetin tregtar.

Ku konsistojnë politikat e Qeverisë për Sektorin:                                                                                                                                                                                                                                            Qeveria me politikat e saj synon të ndërhyjë për të

i. siguruar përkrahje për industrinë agropërpunuese;
ii. mbështetur prodhimet e fermerëve;
iii. përmirësuar cilësinë e produktit me qëllim që të arrijnë standardet e BE-së;
iv. siguruar mbrojtjen dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Këto politika të konsistojnë gjithashtu në:

i. Zbutjen e vështirësisve që ekzistojnë si rezultat i mentalitetit të vjetër të fermerëve dhe përshtatjes së tyre në kushtet e reja të ekonomisë së tregut, uljen e kostos së inputeve bujqësore, organizimin e prodhimit dhe të shpërndarjes së produkteve bujqësore si dhe lehtësira në pajisjen e tregjeve;

ii. Sektori i fruta/perimeve është renditur si një nga prioritetet e Sektorit të Bujqësisë që synon: Mbështetje të prodhimit Bujqësor, duke bërë të mundur futjen e përdorimin e teknologjive të reja në bujqësi si Friendly technologies (Teknologjitë Miqësore), GAP (Praktikat e Mira Bujqësore), post-harvesting (praktikat e pas-vjeljes), etj., mbështetur këto në CAP (Politikat e Përbashkëta Bujqësore), organizimin e kooperativave të prodhuesve që tregtojnë vetë produktet e tyre, në ndihmë të standardeve të CMO (Organizimit të Përbashkët të Tregut);

iii. Duke marrë në konsideratë ndryshimet demografike në vend dhe ato globale, ndryshimin e preferencave të konsumatorëve, zhvillimin e teknologjisë së prodhimit-përpunimit-tregtimit, ndryshimin e burimeve njerëzore, ndryshimin financiar të vetë tregjeve si pasojë e rritjes në vazhdimësi të clusteringut në industri dhe rritjes së shërbimeve konsultative si dhe ristrukturimit të vetë rrjetit të ushqimit që në vetvete sjell ndryshimin e strategjive në nivelin e kompanive, lind si domosdoshmëri imediate hartimi i një politike të orientuar për zhvillimin e marketingut, duke e konsideruar bujqësinë si një prioritet gjithnjë në zhvillim që synon në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të shëndetëshme (produktet organike), lehtësuese (gjysëm të gatëshme), të vazhdueshme (kovejer për gjatë gjithë vitit) si dhe në restorante, etj.

Ku synon i planit i zhvillimit të Sektorit (përfshirë marketingun):
Të orientoje qartë linjat strategjike të zhvillimit të politikave dhe ndërhyrjeve publike në drejtim të:

  • Rritjes së aftësisë konkurruese dhe promovimit të prodhimit bujqësor vendas në tregun vendas dhe të huaj;
  • Rritjes së vlerës së produkteve dhe të ardhurave të fermereve në Shqipëri;
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjive të prodhimit & informacionin e vleftshëm për to;
  • Kosto të ulta transporti;
  • Rritjen e aksesit për kreditim (lehtësira në teknologjitë e përparuara, financim në liberalizimin e tregut dhe telekomunikacion);
  • Konsolidimin e industrisë përpunuese;
  • Konsolidimin e magazinimit dhe shitjes me pakicë të produkteve;
  • Rritja e kërkesës për prodhuesit, përpunuesit në termat e arritjes së cilësisë, sigurisë, paketimit dhe standardeve të tjera për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve dhe për mbrojtje ligjore (siguria ushqimore);
  • Produktivitet më të lartë dhe efikasitet nga koordinimi vertikal (koordinimi vertikal nëpërmjet kontratave të prodhimit ndihmon për kosto më të ulta dhe rrit kontrollin mbi rrjetin e furnizimit);
  • Sigurimi i kontratave të prodhimit;
  • Tërheqja e investimeve direkte;
  • Joint ventures të fermerëve me investitorë lokalë dhe të huaj;
  • Lidhje strategjike; (investimet direkte, joint ventures dhe lidhjet strategjike sjellin para, teknologji dhe tregje për vendet e tjera, sidomos ato të rajonit);
  • Branding;
  • Etiketimet private;
  • Paketimet;
  • Etj.

Bujqësia ka qenë dhe është një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme për vendin tonë. Aktualisht bujqësia mbetet dega bazë e ekonomisë së vendit, për disa arsye:

i. Përqindja e madhe e popullsisë që banon në rajonet bujqësore dhe që ka burim kryesor të ardhurat nga veprimtaria bujqësore;
ii. Niveli i ulët i industrializimit;

Objektivi i përgjithshëm i bujqësisë është rritja e qëndrueshme e prodhimit, duke arritur:
i. përmirësimin e furnizimit të tregut për konsum dhe të subjekteve përpunuese;
ii. zvogëlimin e raportit eksport – import;
iii. rritjen e nivelit ekonomik të familjeve bujqësore;
iv. etj.

Në këtë drejtim, pamvarësisht bilancit negativ të import eksportit, tre vitet e fundit është verejtur një rritje e eksportit shqiptar me vendet e rajonit dhe më tej, këtu vlen të përmendet fakti që prodhimi vendas ka pësuar rritje që vjen si pasojë e rritjes së sipërfaqes së mbjellë, por dhe si rrjedhojë e rritjes së rendimentit të kulturave bujqësore. Këto rritje reflektohen si në prodhim ashtu edhe në vlerë.

Për sa më sipër, ndikim të ndjeshëm ka dhe ndryshimi i strukturave të mbjelljes në favor të kulturave më të kërkuara në treg dhe që japin të marzh më të madh fitimi për fermerin shqiptar.
Megjithë arritjet në Sektorin e fruta/perimeve Shqipëria ende nuk i plotëson nevojat e veta të tregut dhe të konsumit. Kjo vjen si rezultat i një sërë faktorësh:

i. Importi i madh i fruta/perimeve ka ulur interesin e prodhimit për një grup kulturash, kosto e të cilave rezulton më e lartë se e atyre të importit.
ii. Karakteri sezonal i fruta/perimeve për zona të caktuara, nuk lejon furnizimin e tregut në vazhdimësi me produkte vendase, çka bën të pa evitueshme rritjen e importit të këtyre produkteve;
iii. Cilësia e fruta/perimeve megjithëse e pëlqyeshme për konsumatorin vendas për shijen e tyre shpesh nuk plotëson standardet e cilësisë dhe të tregtimit;
iv. Interesat e tregtarëve (që shpesh janë grosistë) për furnizimin e tregut në vazhdimësi dhe me një fitim më të madh për to, çojnë në importimin e produkteve të fruta/perimeve pasi nuk sigurojnë sasinë, cilësinë dhe kohën e tregtimit (vazhdimësinë e furnizimit) në tregun vendas;
v. Mungesa e një trajtimi të pas-vjeljes, teknikave të paketimit sistemit të transportit frigoriferik, shkakton humbje të mëdha si pasojë e dëmtimeve të produkteve dhe prishjeve (kalbëzimeve, etj).
Të gjithë këto faktorë së bashku me:
i. humbjet në prodhim,
ii. sipërfaqen e vogël të fermës,
iii. mungesën e fuqisë punëtore (migrimi dhe emigrimi) si dhe
iv. nivelin e ulët të teknologjisë së prodhimit në disa zona dhe fermerë të caktuar,
v. çmimet e larta të inputeve bujqësore,
vi. mungesës së unitetit midis prodhuesve (kooperimi), etj.,
bëjnë të domosdoshëm: thellimin e punës shkencore në fushën e prodhimit bimor, krahas politikave mbështetëse të Qeverisë, për realizimin e prodhimit të integruar për përballimin me sukses të sfidave të tregut në përgjithësi dhe globalizimit të tij në veçanti.
Kjo për faktin që suksesi i prodhimit dhe i marketingut bashkëkohor prodhimeve bujqësore varet nga:
vii. Shkalla e zbatimit të arritjeve të shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore,
viii. Shkalla e kualifikimit të specialistëve të fushës,
ix. Shkalla e mekanizimit të proceseve të punës dhe marketingut dhe mbi të gjitha
x. Shpejtësia dhe saktësia e informacionit.

Si kanë ndikuar politikat mbështetëse të Qeverisë:
Për vitin 2007, tre ishin sektorët që përfituan nga Skema e nxitjes në Bujqësi: Vreshtaria, Pemtaria dhe Ullishtaria.

Për vitin 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 20912 u zgjerua gama e mbështetjes, ku përveç pemëve frutore, ullinjve dhe vreshtave, u futën në skemë, ujitja me pika, perimet autoktone sipas zonave tipike të kultivimit, mbështetje në sistemin e ngrohjes dhe plastmasit në serra, certifikimi i produkteve “BIO”, bimët mediciale të kultivuara, etj.

MBZHRAU prioritetet e veta i ka mbështetur edhe në politikat e saj në drejtim të kooperativizmit në bujqësi duke synuar kështu në një organizim të prodhimit, mundësi më të mëdha për prodhime sipas standardeve të kërkuara nga tregu jo vetëm ai rajonal apo i BE-së por edhe nga ai lokal. Projekti i filluar nga FAO në këtë drejtim, vijuar nga Kooperacioni Spanjoll si dhe asistenca e vazhdueshme teknike dhe jo vetëm e Qeverisë Japoneze kanë dhënë një ndihmë të konsiderueshme duke filluar që nga përmirësimi i kuadrit ligjor. Sot ne kemi një ligj te ri për shoqëritë kooperativiste në fushën e bujqësisë që ndikon ndjeshëm pozitivisht në fushën e prodhimit bimor dhe jo vetëm.

BLEGTORIA
SHERBIMI VETERINAR

Sektori i Prodhimit Blegtoral në funksion të detyrimeve në zbatim të nenit 95 të MSA-së si dhe në mbështetje të realizimit të programit të Qeverisë ka si qëllim kryesor të analizojë identifikojë dhe hartojë politika, strategji sektoriale në funksion të zhvillimit të blegtorisë, të drejtojë dhe mbështesë në shkallë vendi e lokale rritjen dhe plotësimin gjithnjë e më mirë të kërkesave dhe nevojave të tregut me produkte blegtorale nëpërmjet përdorimit racional të burimeve dhe futjes së teknikave dhe teknologjive të reja në prodhim nëpërmjet:

§ Hartimit dhe përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, në kuadër të politikave të zhvillimit dhe integrimit nëpërmjet propozimit, hartimit dhe zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore që veprojnë në fushën e blegtorisë.
§ Hartimit tëi politikave dhe programeve për zhvillimin e blegtorisë në aspektet e mbarështimit të kafshëve e përmirësimit racor të tyre, si dhe të prodhimit.
§ Përgatitjes së kuadrit ligjor të përshtatshëm për zbatimin e politikave të zhvillimit në sektorin e blegtorisë.
§ Forcimit të sistemit të monitorimit dhe zbatimit të masave në lidhje me standardet zooteknike të mbarështimit të kafshëve.
§ Nxitjes dhe konsolidimit të sistemeve të qëndrueshme të prodhimit blegtoral me ferma të specializuara, komplekse industriale të prodhimit të vezëve dhe të mishit, si dhe të prodhimit të ushqimeve.
§ Miradministrimi i burimeve gjenetike shtazore të kultivuara dhe autoktone në blegtori.
§ Përmirësimit të sistemit të kontrollit, të cilësisë dhe të tregtimit të materialeve racore, në përputhje me standardet.
§ Vlerësimi i tendencave në zhvillimin e blegtorisë nëpërmjet studimeve, analizave mbi strukturën dhe përcaktimi i prioriteteve në zhvillimin e prodhimit blegtoral.

Sektori i Prodhimit Blegtoral e ushtron veprimtarinë e tij në bazë Ligjit Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë” (i ndryshuar me ligjin Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, (i cili është ligji kryesor që përcakton kuadrin institucional për mbarështimin e kafshëve në Shqipëri), si dhe me ligjin Nr. 10137, datë 11. 05. 2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr. 8702, datë 1. 12. 2000 ”Mbi identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale”, Ligjit Nr. 8411, datë 01.10.1998 “Për Ushqimet e Blegtorisë” (i ndryshuar dhe me ligjin nr. 10137, datë 11. 05. 200 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë) si dhe një sërë aktesh nënligjore.

INSTITUCIONET E PËRFSHIRA NE REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TË BLEGTORISË JANË:

Drejtoria e Përgjithshme të Politikave Bujqësore në MBUMK, është autoriteti kompetent për ushtrimin e veprimtarive në fushën e blegtorisë nëpërmjet:
a. Sektorit të prodhimit blegtoral
b. Specialisteve të blegtorisë në drejtoritë Rajonale të Bujqësisë.
c. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore
d. Shërbimit këshillimor publik dhe/ose privat

Sektori i Prodhimit Blegtoral

Sektori i Prodhimit Blegtoral është përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm të Prodhimit Blegtoral në vend nëpërmjet hartimit të legjislacionit, strategjive sektoriale, si dhe të politikave të zhvillimit dhe programeve të mbrojtjes, përmirësimit dhe ruajtjes së cilësive të burimeve gjenetike shtazore për të nxitur rritjen e prodhimeve blegtorale, krijimin dhe përhapjen e vlerave racore dhe ruajtjen e ndryshueshmërisë gjenetike të kafshëve të fermës.
Sektori i Prodhimit Blegtoral, është përgjegjës për:

– Zhvillimin e strategjisë dhe politikes për sektorin e blegtorisë
– Monitorimin, vlerësimin dhe rinovimin sistematik te politikave dhe strategjive te prodhimit blegtoral.
– Analizat e nevojshme për zhvillimin e politikave hartimin e programeve për zbatimin e politikave të zhvillimit të blegtorisë për mbarështimin e mirë të kafshëve,
– Hartimin dhe përafrimin e legjislacionit në fushën e blegtorisë
– Vlerësimin e progresit gjenetik për caktimin e rentabilitetit të racave, përcaktimin e prioriteteve për strategjinë e punës racore
– Identifikimin e resurseve gjenetike autoktone e të kultivuara dhe propozimin e masave mbrojtëse për to.
– Monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit në drejtim të mbarështimit të kafshëve dhe të përmirësimit racor si dhe të mbrojtjes dhe zhvillimit të fondit gjenetik autokton si dhe zbatimit të masave në lidhje me standardet zooteknike të mbarështimit të kafshëve.

Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë (DRB):

Në Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë ushtrojnë aktivitetin e tyre specialistë blegtorie (zooteknikë). Ky rrjet specialistesh blegtorie kontrollon dhe siguron:
· zbatimin e legjislacionit në fushën e blegtorisë.
· plotësimin e kushteve për mbarështimin e qëndrueshëm të kafshëve të fermës.
· përmirësimin racor.
· ushqimet dhe të ushqyerit e kafshëve.
· tregtimin e materialeve racore.

Shërbimi zooteknik privat

Shërbimi zooteknik privat funksionon në fushën e riprodhimit të kafshëve, ku ushtrojnë aktivitetin 480 teknike inseminatorë të kualifikuar nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (shërbimi publik) dhe shërbimi privat (programi i të cilit miratohet nga MBUMK-ja)
Shërbimi Zooteknik Privat, që operon në ferma dhe stabilimente blegtorale dhe Organizata te mbarështimit të kafshëve,

Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore

Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë – Krujë dhe Korçë janë struktura të transferimit të teknologjive në blegtori, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. QTTB Fushë-Krujë është Qendër e Referencës Kombëtare (QRK) për:
– Kontrollin e ushqimeve që përdoren ne blegtori.
– Kontrollin e materialeve racore (sperme,veze, embrione).
– QTTB-te realizojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të politikave të zhvillimit të prodhimit blegtoral.

Shërbimi këshillimor

Shërbimi këshillimor është i përfshire në strukturat e DRB ku operojnë zooteknikë, të cilët veprojnë deri në nivel Komune.

Këshilli i Blegtorisë

Këshilli i Blegtorisë (K. B), është organ që miratohet nga ministri për një periudhë 4 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje në zbatim të nenit 73 të ligjit Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”. Detyrat për funksionin e Këshillit të Blegtorisë janë:
1. Këshilli i Blegtorisë është organ këshillues i ministrit që mbulon fushën e blegtorisë
2. Këshilli i Blegtorisë jep mendime:

– për politikat bujqësore , që rregullojnë fushën e blegtorisë;
– për programet e zhvillimit afatgjatë;
– për programet racore të paraqitura për miratim;
– për raportet vjetore mbi veprimtaritë e kryera në kuadër të programeve racore;
– për rregulloret e rëndësishme në fushën e blegtorisë;
– për njohjen e racave autoktone;
– për të ushqyerit dhe ushqimet e blegtorisë
– për ndryshimet në/ose futjen e metodave të reja për parashikimet e vlerës racore dhe vlerësimin e kafshëve të racës

Masat legjislative

Sektori i Prodhimit Blegtoral duke ju referuar angazhimeve që rrjedhin në zbatim të MSA, ka synuar të zbatojë një sërë politikash që kanë të bëjnë me ndërmarrjen e një sërë iniciativash ligjore në fushën e përafrimit te legjislacionit vendas me atë të BE-së.
Në masat legjislative procesi i përafrimit të kuadrit ligjor është fokusuar në hartimin e legjislacionit bazë në fushën e prodhimit blegtoral në lidhje me standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë-pastër si dhe në lidhje me përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi që parashikon standardet zooteknike dhe kushtet për tregtimin e materialit racor si dhe kërkesat për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi, për çiftëzim natyror dhe/ose inseminim artificial si dhe përdorimin e spermës së tyre.
Masat legjislative do te synojnë në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar në fushën e blegtorisë me atë komunitar si dhe përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e tij.

Politikat aktuale të Sektorit të Prodhimit Blegtoral janë fokusuar kryesisht në rritjen e numrit të kafshëve (gjedhë dhe të imta) brenda fermës blegtorale me synim konsolidimin e fermave dhe orientimin e këtyre fermave drejt tregut. Gjithashtu, mbështetja e prodhimit të mëshqerrave të racës duke synuar krijimin dhe nxitjen e shoqatave racore si dhe krijimin e tregut vendas për kafshët me vlera racore të identifikuara.

LEGJISLACIONI NË FUSHËN E BLEGTORISË

1. Ligji nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për mbarështimin e Blegtorisë” i ndryshuar me Ligjin Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, dhe me ligjin nr. 10137, datë 11. 05. 2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë“

2. Urdhër i Ministrit Nr. 4, dt. 9. 09. 2008 për miratim e rregullores mbi “Standardet minimum të mbarështimit të kafshëve shtëpiake (Standardet minimum të mbarështimit të gjedhit- viçave)”,

3. VKM Nr. 1708 dt. 29.12.2008 “Për zbatimin e programeve per ruajtjen in-situ te racave autoktone të bagëtive te imta”

4. VKM nr. 436, datë 2. 06. 2010 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 1634, datë 17. 12. 2008, të Këshillit te Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të mënyrës së mbështetjes financiare, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve”

5. Urdhër i Ministrit Nr. 3, datë 5.08.2008, për miratim e rregullores Mbi “ Certifikimin e kafshëve Racë Pastër të Specieve të Gjedhit, Dhenve, Dhive, Kuajve, Derrave Racë Pastër dhe Hibride, Spermës, Ovulave dhe Embrioneve të tyre”

6. Urdhër i Ministrit Nr. 1, datë 4.03.2009 per miratim e rregullores Mbi “Standardet për Mbarështimin e Derrave e Pulave Pjellëse”

7. Urdhër i Ministrit Nr. 2 dt. 22. 07. 2008 për miratim rregullores “Për riprodhimin e kafshëve të fermës, prodhimin dhe tregtimin e materialeve racore”.

8. Urdhër i Ministrit nr. 422, datë 17.12.2009 per miratim e rregullores “Mbi kushtet për regjistrimin e riprodhuesve racë – pastër të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, kuajve, derrave racë- pastër dhe hibridë në librin gjenealogjik”.

9. Urdhër i Ministrit nr. 83, datë 16.03.2010, për miratim e rregullores “Për organizatat e mbarështimit të kafshëve”,

10. Urdhër i Ministrit nr. 300, datë 8.10.2010 për miratim e rregullores “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të species së gjedhit”

11. Urdhër i Ministrit nr. 333, datë 17.11.2010 për miratim e rregullores “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të dhenve dhe dhive”.

12. Urdhër i Ministrit nr. 332, datë 17. 11. 2010 për miratim e rregullores “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të derrave dhe derrave hibridë”.

13. Urdhër i Ministrit nr. 303, datë 04.11.2011 për miratim e rregullores “Mbi standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë- pastër të species së gjedhit”

14. Urdhër i Ministrit nr. 318 datë 14. 11. 2011 për miratim e rregullores “Mbi standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë- pastër të species dhen dhe dhi”

15. Urdhër i Ministrit nr. 6, datë 09. 01. 2012 për miratim e rregullores “Mbi përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër të llojit gjedh për qëllime riprodhimi”

16. Urdhër i Ministrit nr. 360, datë 27. 12. 2011 për miratim e rregullores “Mbi përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër të llojit dhen dhe dhi për qëllime riprodhimi”.

17. Urdhër i Ministrit nr. 237 datë 26.07.2012 për miratim e rregullores “Për standartet zooteknike të derrave racë-pastër për riprodhim

18. Urdhër i Ministrit nr. 298 datë 10.10.2012 për miratim e rregullores “Për përcaktimin e kritereve për përdorimin e derrave racë-pastër për qëllime riprodhimi ”

19. Urdhër i Ministrit nr. 346 datë.13.12.2012 për miratim e rregullores “Për përcaktimin e kritereve për përdorimin e derrave hibridë për qëllime riprodhimi ”

SHËRBIMI VETERINAR

Shërbimi Veterinar në Republikën e Shqipërisë funksionon mbështetur në Ligjin Nr. 10465, miratuar më datë 29.09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Autoriteti kompetent veterinar është Drejtoria e Shërbimit Veterinar në MBZHRAU, është autoriteti përgjegjës për rregullimin e përgjithshëm të çështjeve veterinare lidhur me shëndetin e kafshëve si:
a) harton politikat e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve të gjalla, si dhe programet e parandalimit, kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
b) harton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive veterinare, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
c) propozon përmirësimin e legjislacionit veterinar, sipas përcaktimeve të këtij ligji, duke epërafruar e harmonizuar atë me legjislacionin e Bashkimit Europian;
ç) monitoron dhe harton raporte për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me strukturat që kryejnë veprimtari veterinare;
d) informon institucionet shtetërore, strukturat e shëndetit publik, palët e interesuara në vend, OIE-në, BE-në dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
dh) mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, si dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij;
e) administron mjetet financiare për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen nga zoonozat, si dhe trajnimet e specialistëve, të miratuara më parë me urdhër të ministrit;
ë) mbron shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve në:
i) mbarështimin e tyre;
ii) prodhimin dhe ruajtjen e produkteve embrionale;
iii) tregtimin, shkëmbimin dhe transportimin e kafshëve dhe të produkteve embrionale;
iv) kafshët e shoqërimit;
v) kafshët e laboratorit;
f) regjistron produktet mjekësore veterinare, dezinfektantët dhe dezinfestantët e certifikuar, që prodhohen ose tregtohen në territorin e Republikës së Shqipërisë;
g) kontrollon biosigurinë, dezinfektimin, dezinsektimin, deratizimin dhe shkatërrimin e materialeve të infektuara;
gj) mban dhe përditëson regjistrin zyrtar për:
i) fermat dhe stabilimentet blegtorale;
ii) subjektet që tregtojnë kafshë;
iii) subjektet që prodhojnë, ruajnë dhe tregtojnë produkte embrionale;
iv) individët që transportojnë kafshë, produkte embrionale, nënprodukte me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor;
v) qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore;
vi) subjektet që prodhojnë ose tregtojnë PMV;
vii) laboratorët veterinarë;
viii) vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje;
ix) institucionet dhe personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë;
h) mbikëqyr procesin e identifikimit dhe të regjistrimit të kafshëve e fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi, dhe:
Sektori i shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve në DSHV është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit veterinar me atë të BE, hartimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të programeve të profilaksise veterinare në shkallë kombëtare, mbikqyrjen e realizimit të programeve kombëtare të monitroimit të mbetjeve në kafshë e produkte prej tyre, mbikqyrjen e programit kombëtar te monitorimit te ujrave dhe molusqeve bivalve, mbikqyrjen e aktivitetit të veterinerëve zyrtarë të shëndetit të kafshëve në qarqe për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve parazitare dhe infektive në zonat publike dhe rurale (vëzhgimin, lajmërimin, parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse të kafshëve ), kontrollin në vazhdimësi të kushteve sanitaro veterinare të stabilimenteve të rritjes e mbarështimit të kafshëve të gjalla te llojeve të ndryshme, të aquakultures e molusqeve bivalve si dhe mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit veterinar kombëtar në tërësi.

Sektori i identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale në DSHV është përgjegjës për funksionimin e sitemit të identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale, hartimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të programit të identifikimit të kafshëve e regjistrimit të fermave blegtorale.
Shërbimi veterinar rajonal është në përbërje të Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, me varësi administrative nga DRB dhe varësi teknike nga DSHV. Shërbimi veterinar rajonal përfaqësohet nga Veterinerë Zyrtarë në 12 qarqe, me shpërndarje në varësi të territorit dhe numrit të kafshëve (varion nga 6 në 20 veterinerë zyrtarë për qark).
Ky rrjet kontrolli, garanton zbatimin e Ligji Nr. 10465, dt. 4.11.2004 “Per sherbimin veterinar në Rebublikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr. 8702, 01.12.2000 “ Mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve”, VKM –të e aktet nënligjore në zbatim të tyre, dhe është përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve
Ai kryen kontroll në qarqet, bashkitë dhe komunat me qëllim:
· parandalimin e semundjeve;
· garantimin e kushteve sanitaro-veterinare në tregjet e kafshëve të gjalla e stabilimentet e rritjes e mbarështimit të kafshëve;
· kontrollin e ushqimit të kafshëve;
· Identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale;
· Monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla e produktet shtazore;

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është qendra kombëtare e referencës laboratorike veterinare (sipas ligjit nr.10465). Varet nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshet e tokes, te ujit dhe shpendë.

Instituti kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të përgjitshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të monitorimit të mbetjeve, ujrave e molusqeve bivalve. Ai është përgjegjës gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në bashkepunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjere reference për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme infektive.

Departamenti i Shëndetit të Kafshëve në ISUV, përfshin 6 sektorë, bakteriologjia, virologjia, parazitologjia, mykologjia, epidemiologjia veterinare dhe kontrolli i barnave veterinare. Në total ky departament ka 28 persona, prej të cilëve 23 specialistë dhe 5 teknikë laborantë. Gjithashtu, pjesë e ISUV është edhe sektori i prodhimit të biopreparateve me 11 persona gjithsej, prej të cilëve 3 specialistë dhe 8 teknikë laborante.

ISUV zbaton sistemin e menaxhimit të cilësisë mbështetur në standartin ISO 17025:2005. Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë në ISUV përbëhet nga 5 specialistë dhe 13 referente cilësie (nga një person për secilin sektor të ISUV). Aktualisht janë akredituar 6 prova nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (trupa kombëtare e akreditimit) si dhe është miratuar akreditimi i këtyre provave edhe nga një trupë e huaj akreditimi (Accredia – trupa kombëtare akredituese në Itali).
Laboratori Shtetëror i Kontrollit Veterinar (LSHKV). Në përbërje të shërbimit veterinar ngrihet dhe funksionon Laboratori Shtetëror i Kontrollit Veterinar, që kontrollon produktet mjekësore veterinare (barna dhe bioprodukte), të prodhuara në vend ose të importuara. Biopreparatet në vend prodhohen nga njësi të autorizuara nga ministria dhe përdoren pasi të jenë kontrolluar nga LSHKV-ja. Tarifat për kryerjen e analizave përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Ligjet bazë në fushën e veterinarisë

1. Ligjit nr. 10465, datë 29.09.2011 “Mbi shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”;
Ky ligj ka për objekt:
– Përcaktimin e parimeve bazë për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve, sipas standardeve ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE) dhe të Bashkimit Europian;
– Rregullimin, organizimin, financimin e shërbimit veterinar, përcaktimin e përgjegjësive, të rregullave dhe të procedurave të shërbimit veterinar në mbrojtje të shëndetit e mirëqenies së kafshëve;
– Mbrojtjen e shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët, në përqasje me legjislacionin e BE-së.
2. Ligjit nr. 8702, datë 01.12.2000 “ Mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve”;
Qëllimi i këtij ligji është:
– disiplinimi i lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual;
– regjistrimi i fermave blegtorale dhe pajisja e tyre me numër të veçantë regjistrimi;
– shkëmbimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave për vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore;
– rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucionit përgjegjës shtetëror dhe pronarëve të fermave blegtorale.

VKM

3. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 646 date 1995 “Për adaptimin e direktivave të EU në fushën e produkteve të detit ”
4. Vendim i Këshillit të ministrave nr.320, datë 19.03.2008 “ Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale”
5. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 198. date, 19.02.2009 “ Për një ndryshim në VKM nr.320, datë 19.03.2008, Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale ”
6. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 831. date, 29.07.2009 “ Për një shtesë në VKM nr.320, datë 19.03.2008, Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale ”
7. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 408, datë 8.5.2013 “Për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara”
8. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 230, datë 20.03.2013 “Për përcaktimin e funksioneve, detyrave specifike dhe standardeve të shërbimit veterinar të qeverisjes vendore”
9. Urdheri i Këshillit të Ministrave nr.41, datë 2.04.2013 “ Për ngritjen e grupit ndërministror të punës për koordinimin dhe kontrollin e fushatës së vaksinimit oral kundër sëmundjes së tërbimit në Shqipëri”

Legjislacioni

Në kuadër të PKZMSA, neni 70 në lidhje me përafrimin e legjislacionit dhe të nenit 95 “Bujqësia dhe sektorit agro-industrial” të MSA-së, një numër aktesh nënligjore janë miratuar në zbatim te ligjit nr. 9308, datë 04.11.2004 “Mbi shërbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” dhe më vonë pas çfuqizimit të tij në zbatim të ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Mbi Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat çojnë në përmirësimin e standardeve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe veçanërisht ndaj sëmundjeve zoonotike me impakt negativ në shëndetin human si dhe të forcimit të kontrollit zyrtar duke rritur shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të konsumatorit.
Procesi i përafrimit të kuadrit ligjor është fokusuar:

1. Legjislacioni bazë në kontrollin e sëmundjeve me karakter përhapës e dëmtues në kafshë. Është plotësuar objektivi afat-shkurtër e afat – mesëm duke përafruar pjesërisht legjislacionin e BE-së për sëmundje të rrezikeshme për kafshët si sëmundja e Aftës Epizootike, Murtajës Klasike në Derra, Gjuhës Blu, Tërbimit, sëmundjes se Lopës së Cmëndur.
2. Është plotësuar kuadri kligjor në kontrollin e sëmundjeve zoonotike problematike për vëndin duke plotësuar objektivin afat-shkurtër me përafrimin pjesërisht të direktivave e rregulloreve të BE-së për këto sëmundje: tuberkuloz, brucelozë, antraks, monitorimin e zoonozave dhe ajentëve zoonotikë.
3. U punua dhe u plotësua paketa ligjore mbi identifikimine kafshëve dhe regjistrimin e fermave blgtorale duke përshtatur pjesërisht rregulloret e BE-së në këtë fushë jo vetëm për gjedhin por dhe për bagëtitë e imta.
4. Janë punuar në vazhdimsi akte normative të BE-së që kanë tëbëjnë me monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla dhe në produktet me origjinë prej tur.
5. Po punohet për përafrimin e direktivave, rregulloreve apo vendomeve të BE-së për të përditësuar dhe plotësuar kuadrin ligjor në fushën e prodhimit dhe të tregtimit të produkteve mjeksore veterinare.