Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zgjedhur një grup nxënësish nga shkolla 9 vjeçare “Niket Dardani” për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në formën e një bashkëbisedimi, ministri u kërkoi fëmijëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për produktet që konsumojnë.

“Rregullat e sigurisë së ushqimeve t’i kemi si në Evropë. Kështu po fillojmë një kulturë të re. Ne duam që fillimisht dhe së pari ta mësojnë mirë fëmijët, ta mësojnë nxënësit, sepse sa më i rritur të jesh, aq më të vështirë e ke të ndryshosh zakonet. Pra ju duam edhe të mësoheni me konceptet e reja të sigurisë ushqimore. Të kuptoni sesi duhet kontrolluar një ushqim, që është i sigurtë apo jo. Të dini të lexoni etiketat e ushqimeve. Të dini se çfarë është një ushqim i çertifuar.”- tha z. Peleshi.

Dita Botërore e Ushqimit festohet në 150 vende të botës. Ajo përkon me përvjetorin e ditës së themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).{:}