Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=”14706″]

Qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.

Kjo marrëveshjë synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie më konkurruese. Në fjalën e rastit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ministri Çuçi tha se kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objektiva realë.

Pas implementimit të këtij programit të parë, tha ministri, do të kemi edhe një marrëveshje tjetër me shtesë fondi prej 8 milionë euro.

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ.

·   Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).

·   Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)

·  Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.

·Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj… me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi){:}