Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=14782]

Pritja në Tiranë, ministri Çuçi fton investitorët sauditë të investojnë në sektorin bujqësor

Grupi i investitorëve sauditë të cilët kishin mbërritur në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit z.Edi Rama për një “Business Tour” tre ditor zhvilloi një takim edhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij dikasteri. Gjatë këtij takimi u prezantuan potencialet e Shqipërisë për investitorët e huaj, me fokus të veçantë sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural.

“Bujqësia është për ekonominë tonë një sektor strategjik. Kemi shtuar mbështetjen vit pas viti me grante dhe politika të tjera favorizuese për fermerët, por Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara prandaj investimet e huaja janë të mirëpritura”, tha ndër të tjera ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

Në vijim të takimit pati edhe një prezantim më të detajuar të fushave konkrete me interes të lartë për ne dhe investitorët sauditë sa i përket investimeve të huaja. Ndër to përmendim prodhimin e grurit dhe patates; qendrat bujqësore multifunksionale, blegtorinë, investimet në porte, rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes, akuakulturën etj. Në mënyrë të veçantë ata u interesuan për blerjen nga Shqipëria të bagëtive të imta.

Fluksi hyrës i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Qeveria ka miratuar një kuadër ligjor që synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë, të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve.​{:}