Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=15037]

Ministri Çuçi viziton kompleksin e rritjes së zogjve në Shkodër: Prodhimi vendas i mishit është rritur, të vendosur të ndihmojmë këto sipërmarrje

Ministri i Bujqësisë z.Bledi Çuçi ishte së fundi në një kompleks të rritjes së shpendëve për mish në periferi të Shkodrës. Ai pa nga afër këtë sipërmarrje e cila operon në tregun vendas prej gati dy vitesh.  ‘Driza Wilson & Chickenland’ rrit kryesisht zogj që përdoren për mish në tregun vendas. Pasi mbërrijnë këtu, zogjtë qëndrojnë 4 deri në 7 javë mesatarisht për të arritur peshën e therjes.

“Prodhimi vendas i mishit të pulës në treg po rritet nga viti në vit. Balanca me importin po rritet në favor të prodhimit vendas. Ne jemi të vendosur t’i ndihmojmë këto sipërmarrje duke i krijuar të gjitha lehtësitë dhe kushtet që ato të zhvillohen më tej. Nxitja e prodhimit vendas është prioritet për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, tha ministri Çuçi gjatë bisedës me investitorët e këtij kompleksi.

Sot në të gjithë vendin janë 27 ferma intensive të prodhimit të zogjve dhe pulave për mish të freskët. Mishi i pulës së bashku me atë të peshkut, konsiderohen si një proteinë e shëndetshme dhe e domosdoshme për shëndetin e njeriut, duke pasur dhe nje çmim relativisht të ulët në krahasim me mishrat e tjerë, tendecat për konsumin janë në rritje të vazhdueshme.​{:}