Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=15179]

 

Ministri Çuçi: Do vazhdojmë të disiplinojmë therjet nëpërmjet thertoreve të liçensuara

“Skenat e therjes së bagëtive nëpër rrugë ka rreth dy vjet që nuk i shohim më. E kemi disiplinuar këtë shërbim përmes thertoreve të liçensuara.”

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, në prani të Kryeministrit z. Edi Rama dhe të deputetit z FateVelaj, gjatë vizitës në qarkun e Vlorës.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi kanë vizituar thertoren “Shushica”, një stabiliment modern me kushte dhe standarde të larta higjeno – sanitare. Janë pikërisht këto investime që duhen të shërbejnë si modele thertoresh për të gjithë vendin.

“Kjo është rruga e duhur për të garantuar cilësinë e mishit që del në treg.  Ashpërsimi i masave ndëshkuese në Kodin Penal është një tjetër hap i rëndësishëm për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të frenuar këdo që tenton të abuzojë.”  Theksoi gjatë fjalës së tij ministri Çuçi.

 {:}