Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=15236]

Ministri Çuçi në Fushë Krujë: Fermat me cikël të mbyllur garantojnë produkte me cilësi të lartë. Së shpejti paketë të veçantë për të mbështetur blegtorinë

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi vizitoi së fundi kompleksin blegtoral ‘Impuls’ në Fushë Krujë, aty ku mbarështohen qindra krerë dele, dhi dhe lopë. Ai pa nga afër ambientet e këtij kompleksi, mënyrën e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit. 

 

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu”, tha ministri Çuçi.

 

Më tej ai përmendi subvencionin prej 10 lekësh për çdo litër qumështi të shitur që qeveria u jep fermerëve. Por sipas ministrit po shihet mundësia për një skemë tjetër më specifike për të mbështetur sektorin e blegtorisë.

 

“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë. Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara. Fokusi i fermerëve tanë gjatë kësaj periudhe ka qenë tek përmirësimi i racave tek gjedhët, bagëtië, ashtu edhe tek shpendët. Synimi ynë është të shtojmë krerët dhe të stimulojmë ngritjen e fermeva të reja.

{:}