Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=15321]

 

Ministri Bledi Çuçi vizitë në Kinë. Takim me homologun kinez për të nisur brenda këtij viti eksportin e produkteve me origjinë shtazore 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi ishte për një vizitë në Kinë ku mori pjesë në takimin e nismës ’17 +1’ me ministra të tjerë të Bujqësisë nga 17 vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, si dhe Kina e cila është iniciatore e kësaj nisme. Gjatë kësaj vizitë ministri Çuçi pati edhe një takim me homologun e tij kinez z.Han Changfu, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vende.

Në fokus të bisedës mes tyre ishte veçanërisht nisja e eksportit drejt Kinës e produkteve me origjinë shtazore. Ministri mori premtimin nga homologu kinez për të shtyrë përpara këtë proces dhe brenda vitit 2019 të nënshkruhet Protokolli i Karantinës për produkte si qumështi, djathi, mjalti, peshku etj. Po kështu ministri i Bujqësisë ftoi homologun kinez të vizitojë Shqipërinë. Në vijim të vizitës në Kinë ministri Çuçi bëri edhe një vizitë në fshatin LongWu, ku fermerët kultivonin në masë çajin jeshil të quajtur ‘Dragon’.

Ky fshat ishte gjithashtu një pikë turistike për provincën Zhejiang. Në këtë vizitë z. Çuçi shoqërohej nga zv.kryebashkiaku i Hangzhou, z. Wang Hong. Nisma ‘17+1’ pasuron më tej bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Kinës. Pjesëmarrja jonë aktive në këtë Nismë, shërben edhe si një faktorizim më shumë në kuadër të diskutimeve politike që strukturat euro- atlantike zhvillojnë në kuadër të fuqizimit dhe penetrimit në këtë hapësirë të Kinës. Po ashtu shtohen mundësitë për të aplikuar dhe tërhequr investime për projektet tona në energji dhe infrastrukturën rrugore, detare dhe hekurudhore dhe natyrisht në sektorin bujqësor.{:}