Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=”16107″]

Për herë të parë në historinë tonë 30-vjecare, kemi një ulje të raportit import-eksport nën 3, nga rreth 6 që ishte ky raport në vitin 2013.  Kështu është shprehur Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi gjatë një deklarate për mediat.

“Shifrat për 6-mujorin e parë të këtij viti janë vërtet impresionuese po t’i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24.1%. Grupi i perimeve vazhdon të ruajë pozitat e ‘kampionit’ në eksportin e prodhimeve tona bujqësore.   Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum.  Në grupin e perimeve kemi edhe produkte të vecanta me rritje që shkon mbi 80%”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij këto nuk janë aspak shifra të rastësishme, por dëshmojnë qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.

Harta e vendeve ku eksportohen produktet tona është e gjerë. Përmenden këtu shtete si Italia, Gjermania, Suedia, Çekia, Anglia, Polonia, Kroacia etj.Krahas vendeve të BE-së, jemi zgjeruar edhe në tregje të reja si India, ku kemi rritur eksportin e mollëve në 65%.

Ministri theksoi faktin se deri më tani nuk kemi ngarkesa të kthyera mbrapsht nga eksportuesit.

“Ky është një fakt i pamohueshëm dhe natyrisht një tregues inkurajues për të gjithë fermerët tanë.  Unë besoj se rritja e eksporteve nga viti në vit është një lloj çertifikimi që iu bëhet prodhimeve tona bujqësore dhe garanci për këdo që i konsumon ato”, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në vijim të deklaratës ai përmendi gjithashtu se për herë të parë ka nisur eksporti në SHBA i djathit ‘Made in Albania’, si dhe është arritur marrëveshja me Kinën, për t’i hapur rrugë eksportit të nënprodukteve të qumështit; për mjaltin; prodhimet e akuakulturës, të brendshmeve të kafshëve dhe lëkurëve.

“Këto zhvillime pozitive nuk janë të rastësishme. Politikat që ne kemi ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate. Po kështu përmend këtu edhe mbështetjen përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore, heqjen e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese”, përfundoi ministri Çuçi.

 {:}