Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=16300]

 

Ministri Çuçi në Lushnje: Mbështesim sektorin e agropërpunimit. Krijon vende pune dhe sjell rritje cilësore të prodhimit bujqësor

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi vizitoi në Lushnje një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore. ‘Zdrava Shpk’ operon prej disa vitesh në tregun vendas e të huaj. Madje prej disa kohësh produktet e saj përveç vendeve të Europës eksportohene dhe në SHBA. Ministri Çuçi tha se indrustria e agropërpunimit është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde përmes Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD.

“Ne do t’i japim përparësi sektorit të agropërpunimit. Është një nga sektorët që në të gjithë botën ka bërë ndryshimin në prodhimin bujqësor. Krahas promovimit të serrave apo sektorëve të tjerë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për ne agropërpunimi është gjithashtu një nga shtyllat e rëndësishme për të patur një rritje cilësore të prodhimit bujqësor. Ky biznes ka aplikuar edhe në programin IPARD dhe besoj se do të jetë i favorizuar”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai u ndal tek vështirësitë e këtyre bizneseve për të gjetur fuqi punëtore. Kjo i frenon të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ministri tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.

Në fabrikën e përpunimit të prodhimeve bujqësore ‘Zdrava’ Shpk, punojnë rreth 150 vetë. Ky biznes ka kontrata furnizimi me mbi 200 fermerë të zonës së Myzeqesë. Veç grumbullimit të prodhimit të fermerëve, ‘Zdrava Shpk”,  i orienton ata edhe çfarë kultivarësh të mbjellin. Stimulimi i industrisë agropërpunuese në vend është një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë. Ky është një sektor që ndër të tjera krijon edhe  shumë vende të reja pune.

{:}