Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=16384]

 

Mbrojtja nga përmbytjet në Shkodër, drejt përfundimit investimi më i madh në argjinaturën e Bunës. Ministri Çuçi inspekton punimet

 

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rahabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz. Vlera totale e këtij investimi është rreth 128 milionë lekë.

 

“Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve”, tha ministri Çuçi teksa shtoi se prej vitit 2013 në Shkodër janë dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe për skemat e ujitjes. Ministri kërkoi përmbylljen e punimeve përpara se të nisë sezoni i shirave.

 

Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është e gjatë rreth 6.5 Km. Kur rritet niveli i Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth. Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70.

{:}