Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Thirrje për Shprehje Interesi për sipërmarrjet Agroturistike

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka ndërmarrë nismën për promovimin e agroturizmit me mbështetjen e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”   financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ.

Agroturizmi është prioritet dhe konsiderohet si sektor me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë.

 

Përmes kësaj thirrje, ne synojmë të identifikojmë dhe nxisim sipërmarrjet Agroturistike, që ofrojnë aktivitetet jashtë sferës së prodhimit, dhe që janë të hapura për vizitorët, të shprehin interesin me qëllim promovimin e tyre mes platformave dixhitale bashkëkohore që do të zhvillohen në kuadër të kësaj nisme.

 

Ftohen të gjithë fermat prodhuese me orientim në aktivitetet bujqësore, blegtorale, peshkim/akuakulturë të shprehin interesin për pjesëmarrje dhe regjistrim në aplikacion.

Kusht i domosdoshëm, është që ferma prodhuese të ofrojë për vizitorët të paktën një nga shërbimet e mëposhtme:

  • Akomodim
  • Ushqim dhe pije
  • Veprimtari argëtuese/çlodhëse

 

Sipërmarrjet Agroturistike  të interesuara për pjesëmarrje duhet të plotësojnë formularin e aplikimit sipas link-ut:

 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScSOG6s2GeKFTERQYbgtZYfXGRvPhyFYrkg4tdV1jhIQifJWQ/viewform

 

Afati i shprehjes së interesit është deri në datën 05.06.2020.

 

 

Ju inkurajomë të bëheni pjesë e kësaj nisme dixhitale për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale{:}