Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=18045]

 

Çfarë mund të bëjnë punonjësit e ushqimit për të siguruar praktikat e higjenës?

Covid-19 sjell shumë pak ndryshime për bizneset ushqimore në lidhje me sigurinë ushqimore. Higjena dhe praktikat e sigurta vazhdojnë të jenë kyçe.

Raporti mjekësor i aftësisë për punë dhe procedurat normale, që zbatohen në bizneset ushqimore, duhet të sigurojnë që punonjësit e infektuar të mos merren me përgatitjen e ushqimit. Punonjësit nuk duhet të punojnë nëse kanë një nga simptomat e COVID-19. Nëse një punëtor i infektuar merret me ushqimin, ka mundësi ta kalojë virusin, nëse kollitet ose teshtin, në ushqimin që po pregatit ose në sipërfaqet e punës së biznesit ushqimor. Infeksioni mund të kalohet edhe përmes kontaktit fizik me duar, me përjashtim kur ndiqen rreptësisht praktikat personale të higjenës.

Vizitoni publikimin për të marrë disa këshilla për sigurimin e praktikave të higjenës.

#bashkëpërsigurinëushqimore{:}