Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

28 shërbime të reja online në e-Albania

 

Reduktohet koha, lehtësohen procedurat dhe eleminohet burokracia për 8100 operatorë  biznesi

 

Në kuadër të reformës së Derregullimit të shërbimeve publike nga 31 Dhjetor 2020, 28 shërbime të reja të ofruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe institucionet e varësisë do të ofrohen vetëm online nëpërmjet platformës e-Albania. Ofrimi online i këtyre shërbimeve redukton kohën që operatorëve të biznesit i duhet për të bërë aplikime të ndryshme, redukton numrin e dokumentave për aplikim dhe eliminon burokracinë në këtë proces. Nga ofrimi i këtyre shërbimeve online përfitojnë afërsisht 8100 operatorë biznesi. Reforma e Derregullimit do të vijojë të thjeshtësoje më tej aksesin e publikut në shërbimet që ofrohen nga institucionet shtetërore.

 

Shërbimet online nga 31 Dhjetor 2020

 

 

Nr Shërbimet
1 Regjistrimi i PMB
2 Ri-regjistrimi i PMB
3 Certifikate regjistrimi per produkte mjekesore veterinare
4 Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për fidanët e shartuar të kategorisë Standard
5 Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për kalemat, copat dhe fidanët e pashartuar të kategorisë standard ose të certifikuar
6 Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për materialet e shumëzimit CAC ose i certifikuar
7 Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit për materialet e shumëzimit për fidanët zbukurues (dekorativë) të certifikuar
8 Autorizim për raste të veçanta dhe përjashtime për certifikimin zyrtar
9 Notifikim Etikete
10 Raport analizë laboratorike për produktet ushqimore
11 Analizat laboratorike
12 Certifikatë origjine për fidanët e drurëve dekorativë
13 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për bimët industriale vajore
14 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e drithërave
15 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e patateve
16 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e perimeve
17 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat foragjere
18 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët dekorativë
19 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e hardhive
20 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e pemëve frutore
21 Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e perimeve
22 Regjistrimi i varieteteve në Katalogun Kombëtar
23 Rietiketim dhe riambalazhim
24 Testimi i varietetit, species ose hibridit
25 Modifikimi i dokumentit të regjistrimit te Produkteve per Mbrojtjen e Bimeve te regjistruara
26 Pajisje me numer CE per fillimin e eksportit te produkteve me origjine shtazore ne vendet anetare te BE-se
27 Certifikatë e Vlerësimit të Cilësisë së Cigareve
28 Raport Analizë për puro dhe duhan të grirë

{:}