Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja Ekonomi thërret në takim Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u zhvillua takimi me Drejtorikë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), si institucionet përgjegjëse të infrastrukturës ujorë në vend. Dukë marrë shkas nga reshjet intensive të shiut dhe parashikimet për ditët e ardhshme, Ministrja Ekonomi u informua mbi gjëndjen aktuale dhe situatën  në terren. Gadishmëria e sistemit, ishte kryefjala e takimit dhe si hapi më emergjent në përballimin e kësaj situate mbetej koordinimin me strukturat e tjerë përgjegjëse si Prefekturat, Bashkitë dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Për momentin është shumë e rëndësishme që hidrovoret në mbarë vendin të furnizohen pandërprerje me energji elektrike dhe DRUK të koordinohen në evidentimin e cdo problematike që vjen nga vështirësitë e motit dhe të adresohen pa humbur kohë. Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi riktheu në vëmendje turin e takimeve të javës së parë të punës, me detyrat përkatëse që u lanë për cdo rajon që infrastuktura e hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemi I kullimit të jetë në gjëndje të përballojë këtë periudhe intensive reshiesh. Komunikimi do të vazhdojë dhe gadishmëria e strukturave në terren do të jetë maksimale.{:}