Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

Sistemi Blue box edhe në anijet shqiptare të peshkimit

Anijet shqiptare të peshkimit që nga sot kanë rritur më tej masat  e sigurisë. Nëpërmjet sistemit Blue box po realizohet  monitorimi i tyre në det në kohë reale sipas standarteve më të mira bashkëkohore të përafruara me standartet që kërkohen nga BE. Kjo javë e Janarit 2021 shënon implementimin për herë të parë të ketij sistemi monitorimi. Mbi 230 anije të gjatësisë mbi 12 metra të cilat përbëjnë flotën shqiptare të peshkimit  kanë këtë detyrim ligjor të pajisen me blue box. Ky shërbim qe vjen si risi teknologjike gjate 3 viteve të para do të jetë falas, do ti vijë në ndihmë peshkatarëve dhe do të lehtësojë punën e tyre të përditshme. Sistemi është modern dhe aparaturat MTU janë të gjeneratës së fundit duke qenë se pajisjet janë të dizenjuara për të mbajtur edhe sistemin ERS (Electronic Reporting System) ose sistemin log-book elektronik, deklarimin elektronik të të dhënave nga anijet e peshkimit. Instalimi i pajisjeve te anijet e peshkimit do ka filluar me anijet e portit të Durrësit duke vazhduar pastaj me portet e tjera të peshkimit. Peshkimi në Shqipëri vitet e fundit ka marrë një vëmendje të shtuar nga qeveria, ku pas heqjes së akcizës së naftës e cila i dha një hov zhvillimit të këtij sektori, tashmë edhe implementimi i këtij shërbimi e orienton flotën tonë drejt rritjes së standarteve të kohës.{:}