Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Gjermania do të vijojë mbështetjen e saj me projekte për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
Garancia u dha sot gjatë një takimi mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe drejtores së GIZ për Shqipërinë, znj Sonja Kurz ku u diskutua ndër të tjera për projektin SRD, “Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale në Shqipëri, me vlerë 10 mln euro nga fondet e qeverisë gjermane.
Ky projekt është ndër kryesoret dhe ka për qëllim mbështetjen e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me hartimin e politikave, ngritjen e kapaciteteve, zhvillimin dhe promovimin e produkteve të zinxhirit të vlerës si dhe përmiresimin e njohurive në bujqesi dhe zhvillim rural.
Ministrja Ekonomi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me projektin SRD i cili ka qene maksimal duke arritur rezultate konkrete.
Ekonomi tha se është e rëndësishme zhvillimi i aktiviteteve në mbeshtetje të ngritjes së kapaciteteve kombëtare dhe mbështetjen e nismave private në fushën e inovacionit në bujqësi.
Vijim i bashkëpunimit me GIZ është dhe hartimi i strategjisë së re  të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Peshkimit 2021-2027 si dhe hartimi i programit te ri IPARD III.
Në takim u diskutu mbi skemën e re  (CoSolve 19) që do të fillojë të implementohet me mbështetjen e re financiare të dhënë nga qeveria gjermane.
Ky instrument do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë dhe turizmit me qëllim zbutjen e pasojave të COVID 19. Skema e re ka për qëllim përshtatjen e këtyre biznesve me me situatën e re duke u dhënë atyre mbështetje financiare të drejtpërdrejtë.

Takimi u zhvillua në respekt të rregullave anticovid të vendosura nga GIZ në mjedise të hapura jashtë zyre.{:}