Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi ishte sot e ftuar për të diskutuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian në Kuvendin e Shqipërisë mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të BE-së për integrimim e Shqipërisë në fushën e bujqësisë sipas kapitujve 11,12 dhe 13 të Acquis Communautaire (AC).

Ministrja Ekonomi vlerësoi si hap të rëndësishëm në mbështetje të fermerëve, kartën e naftës, e cila ka nisur të aplikohet në të gjithë vendin.

“Në MBZHR ka nisur një prej proceseve më të rëndësishme të qeverisë, dhënia e naftës pa akcizë, që do të thotë se për cdo fermë që duhet për mekanizimin e proceseve bujqësore të përdorë 100 litra naftë, 54-56 litra ajo i merr falas. Por ama duhet që cdo fermer të jetë i pajisur me NIPT dhe duhet ta lidhë aktivitetin e tij me një parcelë. Kjo ndihmon në krijimin e regjistrit kombëtar të fermave duke ndjekur modelin “IACS”, që është model i aplikuar në vendet e BE-së ku fermeri lidhet me parcelën dhe kontabilitetin vjetor të aktivitetit të tij”, tha Ekonomi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ekonomi vlerësoi dy momente të rëndësishme të ecurisë pozivitive të punës së deritanishme për plotësimin e rekomandimeve të BE, ku vuri theksin tek programi IPARD, ku menaxhimi i mirë i fondeve, tregoi se jemi të aftë të përthithim në masën mbi 95 përqind, fondet e akorduara nga BE për bujqësinë.

“Dua të theksoj se sot që flasim ka përfunduar thirrja e tretë për programin IPARD ku kanë aplikuar 369 fermerë. Prej vitit 2014 kur nisi zbatimi i programit IPARD, e deri më sot, 1057 fermerë kanë aplikuar për fonde. Sipas të dhënave të AZHBR (Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë Rurale) deri më tani janë lidhur nga thirrja e parë dhe e dytë, 271 kontrata dhe janë shpenzuar 46 mln euro.”, tha ministrja Ekonomi.

Në lidhje me rekomandimet e BE për sigurinë ushqimore, ministrja Ekonomi vlerësoi punën për riorganizimin e Shërbimit Veterinar Kombëtar duke u koncepetuar si një i tërë, përmes ngritjes së strukturës së re të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes të Bimëve.

“Sot kemi një regjistër për kafshët ku bëhet i mundur regjistrimi dhe ndjekja e gjendjes shëndetësore të tyre, që shtohet me informacione  të përditshme dhe sot menaxhohet nga AKSHI duke u shndërruar në një aset kombëtar ku mund të aksesohen të dhënat në kohë reale”, tha ministrja e MBZHR-së Milva Ekonomi.

Ekonomi theksoi se MBZHR është mbështetur në këtë proces nga asistenca teknike e BE, përmes programit për kontrollin, funksionimin dhe pajisjen e laboratorëve të AKU dhe ISUV.

“BE po mbështet rritje e kapaciteteve teknikepër prodhimin e dokumentacioneve me nivel më të lartë shkencor në bazë të analizave e testeve të kryera në laboratorët e AKU dhe ISUV. Sot kapacitetet laboratorike janë forcuar dhe ne kemi mundësi të prodhojmë më shumë analiza dhe teste. Numri i analizave në AKU  shkoi vitin e kaluar, në 10 mijë mostra shoqëruar me 18 mijë tregues që janë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Këto pajisje laboratorike të reja pranë ISUV kanë  ndihmuar dhe në situatën aktuale të pandemisë së COVID 19, duke kontribuar në testimet ndaj virusit”, tha ministrja Ekonomi.

Një tjetër rekomandim i Bashkimit Evropian është sektori i peshkimit ku ministrja vlerësoi përmirësimin e legjislacionit dhe përafrimin e tij me (AC).

“Sikurse prodhimi bujësor u rrit gjatë vitit të pandemisë 2020, duke sjellë si rrjedhim dhe rritje të eksporteve, edhe në sektorin e peshkimit gjatë vitit të kaluar patëm rritje të prodhimit dhe të eksporteve, me 7,2 % në krahasim me vitin e kaluar”, tha ministrja Ekonomi.

Gjithashtu ajo vlerësoi dhe implementimin e sistemit BLUE BOX në flotën e peshkimit, sipas rekomandimeve të BE-së. Ministrja Ekonomi vlerësoi mbështetjen e BE në fuqizimin e flotës së peshkimit.

“Më 31 janar ne mbyllëm aplikimet për fondet e programit IPA, ku ata që disponojnë një anije peshkimi mund të përfitonin një grant në masën 50 përqind të vlerës nëse donin të shtonin fuqitë motorike, cilësinë e hapësirave frigoroferike, rrjetat e peshkimit. Në portal janë regjistruar më shumë se 65 aplikime dhe po shqyrtohen nga drejtoria e Peshkimit së bashku me projektin IPA në MBZHR”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Shëndeti i kafshëve është një tjetër fushë prioritare e MBZHR, ku procesi i vaksinimit për shumë sëmundje kryhet sipas një plani vaksinimi bazuar në politikat e BE-së.

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi tha se falë BE-së është kryer një plan shpërndarje të vaksinave për sëmundje që duhet të luftohen si dermatoza nodulare (LSD), bruceloza, plasja dhe tërbimi i dhelprave që ndiqen nga Autoriteti Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve.  Me afrimin e 300 veterinerëve të porsadiplomuar që zbatojnë planmin kombëtar të vaksinimit në tufën e gjësë së gjallë. Sipas saj, një pjesë e vaksinave furnizohet nga BE e një pjesë nga qeveria shqiptare.

“Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe raportimet për situatën shëndetsësore të gjësë së gjallë, ndjekin në cdo hap të gjitha kërkesat që vijnë nga BE. Edhe lista e  testeve dhe e treguesve që analizohen nga laboratorët e ISUV,  përfshihet në këtë raportim”, tha ministrja Ekonomi.

Ministrja Ekonomi theksoi se sa i takon regjistrimit, tregtimit dhe përdorimit të produkteve mjeksore veterinare, produkte të mbrojtjes së bimëve, dhe produkteve plehruese, këto shërbime zhvillohen online dhe janë 29 të tilla që ofrohen për operatorët ekonomikë në këto fusha duke mundësuar kështu një konkurencë të ndershme dhe gjurmimin e cdo komunikimi në proces.{:}