Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, analizën vjetore për vitin 2020, me pjesëmarrjen e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Milva Ekonomi, Drejtuesin e Inspektoriatit Qendror Z. Shkëlqim Hajdari dhe drejtues të tjerë të lartë të MBZHR, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Znj.Tana Kika, Drejtoritë Rajonale të AKU dhe ISUV, Z. Armand Reveli.

Ministrja Ekonomi theksoi rëndësinë e mendësisë që duhet patur gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e stafit të AKU, për ta kryer atë me pasion dhe duke patur në vëmendje integritetin profesional dhe mbrojtjen e konsumatorit. Roli i AKU nënvizoi Znj. Ekonomi është të këshillojë biznesin ushqimor dhe ta edukojë atë në plotësimin e detyrimeve që i përcakton korniza ligjore, cili duhet thënë që nga viti në vit ka ardhur duke u përmisuar dhe përafruar me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu plani vjetor me bazë risku duhet të jetë një tjetër element i rëndësishëm në punën e përditshme të AKU-së, si një garanci për kontrollin dhe sigurinë ushqimore. Më tej Ministrja Ekonomi e konsideroi të rëndësishëm informimin dhe komunikimin me konsumatorin dhe si pjesë e pandarë e detyrave funksionale nga ana e AKU, sipas të gjitha standarteve që aktualisht aplikohen edhe nga Organizmat Ndërkombëtare.

“Duhet të rritet aktiviteti i kërkimit shkencor dhe të kihen parasysh edhe rekomandimet e lëna nga Komisioni Evropian në raport progresin për sigurinë ushqimore”, e mbylli fjalën e saj Znj. Ekonomi.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Drejtori i Përgjithshem i AKU, Z. Bledar Skënderi  bëri një rezyme të qasjes së AKU dhe u shpreh se AKU flet me gjuhën e konsumatorit dhe ky nuk është një slogan, por është përkufizimi i qëndrimit të institucionit ndaj tyre. Është shtruar rruga e një kulture transparence dhe do të vijohet të bëhet në një qeverisje të mirë të institucionit, të komunikimit të vazhdueshëm me konsumatorin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet strukturave të  brendshme dhe institucionin politikëbërës, Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, me qëllim arritjen e objektivave parësore, garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtare janë të rëndësishme dhe AKU angazhohet maksimalisht për të ecur me ritmin që dikton koha”, tha Z. Skënderi.

Më tej në takim u vijua me pasqyrimin në mënyrë të detajuar të punës së AKU-së gjatë vitit 2020, duke evidentuar disa nga arritjet dhe problematikat e institucionit, që nga detyrat specifike për inspektime ndaj subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe inputeve bujqësore, rikonceptimin e strukturës që do të kryejë vlerësimin e riskut dhe komunikimit të tij.

Një bashkëpunim të ngushtë dhe përpjekje për të pasur performancë sa më të frytshme, theksuan edhe krerët, si i Inspektoriatit Qendror, ku Z.Hajdari nënvizoi rëndësinë e inspektimit online, ashtu edhe Kreu i ISUV Z. Reveli i cili theksoi mbështetjen e institucionit të tij në mbështetje të laboratorëve të AKU-së.

Disa nga arritjet më të rëndësishme të AKU për vitin 2020 kane qenë:

  • Hartimi i planit vjetor me bazë risku mbi të cilin AKU ushtron kontrolle zyrtare në të gjithë vendin: “Plani Kombëtar i kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjes së bimeve dhe inputeve bujqësore, si dhe planit të marrjes së mostrave në Pikat e Inspektimit Kufitar”, plan ky që nga viti 2017, është pranuar nga Komisioni Evropian dhe hallkat përkatëse që monitorojnë progresin në fushën e sigurisë ushqimore si bazë e shëndoshë e performancës në drejtim të kontrollit të ushqimeve që vendosen në
  • AKU ka hartuar plane të posacme dhe të detajuara kontrolli dhe monitorimi. Lidhur me kete qellim, jane riformatuar / pasuruar dokumentacioni i perdorur dhe unifikimi i vazhduar i proceduarave të kontrolleve zyrtare sipas modeleve te perdorura ne vendet e BE.
  • AKU ka intensifikuar gjithnje e me shume vemendjen dhe perkujdesjen institucionale, duke perforcuar dhe ridimensionuar marredhenien me OBU ndaj ceshtjeve qe kane te bejne me cilesine dhe sigurine e produkteve ushqimore, keshillimin e operatoreve te biznesit ushqimor ne funksion te permbushjes se kerkesave ligjore.
  • Rritje konstante e punes per ndergjegjesimin e konsumatorit shqiptar per kujdesin qe duhet te tregojne ne konsumin e produkteve dhe po aplikon komunikim sensibiluzues te personalizuar sipas target grupeve te ndryshme.
  • Kryerja e inspektimeve on-line, duke ofruar nje shkembim informacioni ne kohe reale per te arritur nje vendim-marrje ne drejtim te menaxhimit te riskut sa me te unifikuar.

{:}