Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e radhës projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes “Për ndryshimin dhe rivendosjen e marreveshjes nr.1 në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të datës 11 janar 2016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, BERZH – Shqipëri, llogari bashkepunimi”.
Në fjalën e saj, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi tha se ky instument ka filluar zbatimin në vitin 2016 si një nismë e Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e konkluduar me nënshkrimin e një marrëveshje në 11 Janar 2016 dhe ratifikuar me Ligjin nr 4/2016, midis Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe BERZH me qëllim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.
“Qeveria Shqiptare vendos në dispozicion të BERZH shumën prej 36 milion euro me qëllim mbulimin e riskut të humbjes së kredive në nivelin 20%. Aktualisht MBZHR ka vendosur në dispozicion të BERZH që nga viti 2016, shumën rreth 15 milion Euro.
Nën këtë instrument BERZH ka partneritet me 5 Institucione Financiare pjesëmarrëse (PFI), Bankat Tregtare dhe Institucionet Mikrofinanciare Jo Bankare, që operojnë në Shqipëri: Fondi BESA ; ProCredit; OPT Bank; Intesa Sanpaolo; Raiffeisen Bank”, tha ministrja Ekonomi
Ekonomi tha se nga fillimi i programit të, Institucionet Financiare Partnere kanë disbursuar 6,098 kredi me nje volum prej 65.2 milion euro të cilat injektohen direkt në sektorin e bujqësisë.
Sektorët kryesore të volumeve të disbursuara janë agropërpunimi dhe bujqësia primare me 28.4% dhe 27% të portofolit respektivisht.
Rajonet kryesore janë Tirana (18.7%) e ndjekur nga Fieri (17%), Korca (16.7%) dhe Lezha (11%). Ministrja Ekonomi tha se në kuader të bashkepunimit të skemave të programit IPARD-it, ky instrument për realizimin e planeve të investimit nëpërmjet financimeve Bankare, deri në fund të vitit 2020 ka mbështetur më shume se 20% të kontratave fituese.
Marrëveshja ndryshuese përfshin disa elementë të rinj, të dakordësuar në negociata mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZH, duke zgjeruar fushën e veprimit me qëllim rritjen e aksesit në financa.
Ai përfshin sektorin e turizmit si përfitues i këtij instrumenti, duke e konsideruar një sektor të rëndësishëm kontribues në ekonominë e vendit.
Ky sektor do të mbështetet me një nivel kreditimi deri në 30 milion Euro, për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia e COVID 19.
Përmes kësaj ndërhyrje, synohet lehtësimi i aksesit në financa të agrobizneseve shqiptare apo bizneseve në fushën e turizmit për të rritur kontributin në zhvillimin e mëtejshëm të dy sektorëve, të cilët konsiderohen si prioritete strategjike për zhvillimin e vendit.
Ky program do të stimulojë me investime dhe sipërmarrjen vendase duke ofruar një grant në vlerën 10% të kredisë për agrobizneset të cilat marrin hua për investime kapitale në një maturim të paktën prej 18 muajsh.
Sektori i turizmit dhe agrobiznesi do të mbulohen në nivelin 20% të riskut të humbjes së kredive.
Ky program përvec nxitjes dhe përmirësimit të investimeve, do të ofrojë paralelisht mbështetje domethënëse për aplikantët që duan të aplikojnë në skemat e programit IPARD.{:}