Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka vijuar me shpërndarjen e kartave të naftës për fermerët, duke u ndalur ditën e sotme në Gjepalaj të Shijakut.

Sipas Ekonomit, deri më tani janë 20, 561 fermerë nga i gjithë vendin, që u bënë pjesë e kësaj skeme lehtësuese, nga të cilët deri më tani janë pajisur me karta 12 % e tyre.
Sinkron Milva Ekonomi, MBZHR

“Ne kemi ndërtuar në bashkëpunim me AKSH, një sistem online ku ju menjëherë bëni aplikimin dhe ai të mbetet aty përgjithmonë meqënëse skema e naftës është një skemë që do të vazhdojë dhe në vitet në vijim.
Qeveria jonë është e angazhuar që në qoftëse këtë vit harxhoi 10 milionë dollar për skemën e naftës, deri në fund të mandatit të ardhshëm, ne të kemi harxhuar 50 milionë dollar. Kjo skemë ka dhe një vecori sepse nuk ju kërkon të keni paguar paraprakisht as taksën për tokën dhe as sigurimet shoqërore por vetëm lehtëson punën tuaj, ul koston tuaj të prodhimit në momentin që punoni token”.

Fermerët pohojnë se kjo skemë ka ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen e kostos së prodhimeve bujqësore.

Me mbylljen e aplikimeve në portalin e-albania të fermerëve të regjistruar me NIPT, paralelisht me shpërndarjen e kartave, vijon shqyrtimi i dokumentacionit të vetëdeklaruar në e-albania.

Aplikimet u kryen nga fermerë të të gjitha qarqeve të vendit, por numri më i madh i tyre është në qarkun e Korcës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës.
Tërheqja e kartës bëhet në cdo pikë të Agjencisë së Ekstensionit Bujqësor (AREB) në disa qarqe të vendit.

Implementimi i kësaj skeme, krahas të tjerash ka ndikuar pozitivisht në formalizimin e fermerëve, nëpërmjet pajisjes me NIPT.

[metaslider id=19332]{:}