Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ka përfunduar lidhja e të gjitha kontratave me 64 flotat e anijeve të peshkimit të cilat janë shpallur fituese të granteve të projektit “Fishing Blue”, në vlerën e rreth 600,000 Euro.
Ky projekt që po zbatohet me fondet e Bashkimit Evropian me një vlerë prej 1,4 milionë Euro, përfshin hartimin dhe zbatimin e një skeme grantesh për investimet në flotën e peshkimit me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së saj, pa rritur sforcon e peshkimit.
Me anë të granteve, flotat e anijeve të peshkimit kanë mundësi të përmirësojnë menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve të peshkimit në përputhje me Politikën e Përbashkët të Peshkimit të BE-së.
Për këtë vit, nga 66 aplikime në sektorin e peshkimit, janë shpallur fitues të granteve nga projekti “Fishing Blue”, 64 flota të anijeve të peshkimit.
Ndërkohë po përgatitet të hapet edhe thirrja e dytë.{:}