Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi, ka zgjedhur të celebrojë Ditën Botërore të Tokës me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“Prej firmosjes së marrëveshjes së Sofies në nëntor të vitit të kaluar, jemi përpjekur që të hartojmë politika mbështetëse, njësoj si vendet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, tokës dhe adresimit të ndryshimeve klimatike. Sot në parlamentin shqiptar çdo ligj, përpara se të miratohet analizohet në lidhje me adaptimin e objektivave të zhvillimit të milleniumit që ai mbështet”, u shpreh Ekonomi.

Më tej, ministrja e Bujqësisë ka përmendur disa prej problematikave që lidhen me ujërat, përmbytjet e shkaktuara nga lumenjtë, kryesisht në zonën qendrore, si lumi Erzen dhe Ishëm, si pasojë e mungesës së shtratit.
Ekonomi theksoi nevojën për studime shkencore në këtë drejtim, duke apeluar për bashkëpunim më të ngushtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës me MBZHR-në.

Ministrja Ekonomi përmendi një nga studimet e sapo përfunduara në MBZHR për lumin Mat i cili gjithashtu është një lumë i rrezikshëm për prurjet.

Ekonomi tha se ekspertët e huaj që morën pjesë në grupin e hartuesve të studimit dhe që vinin nga vende me eksperiencë në mbrojtjen nga erozioni dhe vërshimi i ujërave, theksuan nevojën e bashkimit të të gjitha dijeve.

“Nuk mund ti bëjmë vetëm studimet në këto fusha, duhet që të bashkohemi me shumë ekspertë të tjerë”, u shpreh ministrja Ekonomi.
Edhe në fushën e ujitjes e kullimit, për kthimin e të gjithë sipërfaqes aktuale të tokës së punueshme nën ujë, prej 320 mijë hektarësh, në dispozicion të fermerit, Ekonomi tha se nevojiten studime shkencore, për të krijuar mundësitë më të mira të ujitjes.

Edhe për mbrojtjen e tokës, ministrja Ekonomi përmendi planet e zhvillimit që sot ndalojnë cdo ndërtim në tokat bujqësore, nëse nuk disponohet leja e ndërtimit.

Në lidhje me biodiversitetin, ministrja e MBZHR, Milva Ekonomi vuri theksin tek analiza e mirë e tokës që duhet ti vihet në dispozicion të fermerit me qëllim që produktet bujqësore të jenë sa më ecilësore, e për këtë nevojitet një bashkëpunim i mirë mes Universitetit e MBZHR.

Moratoriumi i pyejeve dhe gjuestisë bëri të mundur të mbrohen dhe të shtohen speciet e flores dhe faunes shqiptare.

Në fund të aktivitetit, ministrja Ekonomi mbolli një pemë ulliri në kopshtin e Universitetit me këtë rast.

[metaslider id=19431]{:}