Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Vaksinimi kombëtar i bagëtive të imëta për mbrojtjen nga sëmundja e Plasjes ka përfunduar me sukses.

Vlora ka qenë qarku i fundit i cili ka shënuar dhe mbylljen e një procesi që përfshiu pothuajse të gjitha zonat me risk të lartë për shfaqjen e sëmundjes së Plasjes për vitin 2021.

Në ditën e fundit të këtij procesi, në zonën e Palasës Vlorë ishin të pranishme dhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika si dhe ju bashkangjiten në formën e shkëmbimit të eksperiencave, përfaqësues të shërbimit veterinar të trupave ushtarake të NATO-s, të dislokuara në Shqipëri në kuadër të “Defender Europe /21”.

Drejtoresha Kika tha se rajoni i Vlorës ka dhe numrin më të madh të zonave të rrezikuara nga sëmundja e plasjes dhe kafshëve që u vaksinuan. Sipas saj, në total në këtë qark u vaksinuan rreth 68.900 krerë bagëti të imëta dhe kafshë bujqësore nga 87.350 doza në rang vendi.

Në procesin e vaksinimit kundër sëmundjes së plasjes tek kafshët bujqësore u përfshinë 38 fshatra në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.
Shërbimi Kombëtar Veterinar e përfundoi këtë proces 5 ditë përpara afatit të parashikuar.

Përfaqësuesit e shërbimit veterinar të forcave të NATO-s morën pjesë në aplikimin e vaksinës në tufën e një ferme delesh në zonën e Dukatit, ku mbarështohen 1300 krerë rracë autoktone e Dhisë së zeze te Dukatit.

 

[metaslider id=19544]{:}