Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Frida Krifca priti në ambjentet e MBZHR-së ambasadorin gjerman në Shqipëri z.Peter Zingraf. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes Qeverisë Gjermane dhe Shqiptare në sektorin e Bujqësisë. Ministrja Krifca informoi për prioritetet e Qeverisë Shqiptare ku gjithashtu theksoi se Gjermania është mbështetësja e aspiratave europiane, si dhe bashkëpunëtore dhe aleate e fortë edhe në bujqësi. Gjithashtu morën angazhim për më tepër bashkëpunim dhe ndërveprim për objektivat e zhvillimit të bujqësisë dhe fshatit.

 

{:}