Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

20 vjetori i shoqatës Agropuka, bëri bashkë fermerë, agropërpunues e artizanë në sheshin kryesor të qytetit mikpritës të Pukës, duke e kthyer në një mozaik shumëngjyrësh shijesh me produkte autoktone të zonës. Eshtë për t’u duartrokitur puna e deritanishme e shoqatës Agropuka, e cila ka shërbyer si një katalizator për rritjen e frymës së bashkëpunimit mes fermerëve, me qëllim, konsolidimin e produktit shqiptar dhe prezantimin dinjitoz në tregun vendas dhe jo vetëm. Së bashku me kryetarin e shoqatës z. Viktor Valutaj dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, patëm kënaqësinë të shijojmë produktet tradicionale të zonës, shije që thërrasin në kujtesë gatimet plot dashuri të nënave shqiptare. Punimet e artizanëve , i veshën atmosferës festive, kostumin me gjithë elementët e traditës së kahershme shqiptare. Shoqata Agropuka, fermerët, agropërpunuesit dhe gjithë grupet e tjera të interesit, janë aset i cmuar i skuadrës sonë të madhe që me punën dhe vizionine përbashkët, do të cojmë përpara lokomotivën e bujqësisë shqiptare.

{:}