Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja Frida Krifca iu përgjigj kërkesës së blegtorëve të protestës së Jorgucatit në qarkun e Gjirokastrës për një takim, duke shkuar në Dropullin e Sipërm për të diskutuar ballëpërballë çështjet e ngritura në lidhje me çmimin e qumështit.

”Ky është malli juaj, kjo është djersa juaj. Prandaj duhet të uleni bashkë e të thoni: Qumështin ne do ta shesim me kaq!”.

Po ashtu Krifca theksoi se, “Duhet të bashkoheni. Nëse nuk bashkohesh nuk i akseson dot as fondet. Duhet organizmin. Ne kemi zgjedhur të jemi në demokraci. Në demokraci tregjet rregullohen nga kerkese oferta. Secili në punën e vet ne prodhim e ne shitje se bashku. Ne kemi pasur detyrë të rrisim financimet dhe i kemi katërfishuar”. Mua më janë ankuar prodhuesit se nuk ka qumësht mjaftueshëm. Propozimi im eshte që të bëjmë një takim të përbashkët – do t’ju thërras në ministri, ju se bashku me përpunuesit e qumështit për të gjetur ekuilibrat e duhur. Ata ne i kemi mbështetur për të rritur standartin e pêrpunimit e per ta sjelle tek konsumatoret finale ne cilesine e duhur sipas kerkeses ne raftet e marketeve, sic e duan konsumatoret.

Blegtorët adresuan tek ministrja gjithashtu çeshtje te pushtetit vendor mbi kullotat, nevojat per investime ne lera.

[metaslider id=20898]{:}