Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Shqipëria u vendos drejtuese e sesionit të 33-të të Konferencës Rajonale Europiane të FAO. Kjo tryezë përbën themelin më të rëndësishëm për të ardhmen e bujqësisë në botë, duke vendosur në fokus sigurinë ushqimore dhe stabilizimin e tregut global.
Zgjedhur mes 53 vendesh pjesëmarrëse ministrja e bujqësisë, Frida Krifca kryesoi sesionin e kësaj konference. Në hyrje të fjalës së saj, ministrja shprehu mbështetjen e shtetit shqiptar krah Ukrainës, e cila edhe pse një vend i pavarur dhe evropian, është nën sulm të armatosur nga Federata Ruse.
Duke përmendur krizat aktuale ekonomike që po kalon mbarë globi, me luhatjen e tregjeve dhe çmimeve, ministrja tha se Shqipëria ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e situatës. Megjithatë, Krifca theksoi se fokusi mbetet e ardhmja, ku synohet rritja e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor shqiptar për të përballuar këtë goditje dhe për të vazhduar prodhimin.
Sipas Krifcës orientimi aktual nëvojitet të jetë drejt zbutjes së sfidës së ardhur si pasojë e ndërprerjes së furnizimeve nga Ukraina në mënyrë që të stabilizohen rrugët ndërkombëtare të ushqimit dhe të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm për bujqësinë.
Ministrja kërkoi mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse për mbajtjen e tregjeve të hapura, duke kërkuar gjithashtu suport për vendet që janë më të ekspozuara nga mungesa e ushqimit dhe ekonomive që kanë më shumë nevoja.
{:}