Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Programet e mbështetjes, Ministrja Krifca: Mbi 1 mijë fermerë të mbështetur në Kolonjë
Korça shënon 60% të përthithjes së fondeve nga programet e mbështetjes në bujqësi
Kolonjë, Ministrja Krifca: Ndërtimi i klasterit për bimë mjekësore, impakt i ndjeshëm në punësim dhe në eksportet “made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurala Frida Krifca, e cilësoi Ersekën një pol të rëndësishëm në ekonominë kombëtare bujqësore, që falë programeve të mbështetjes nga qeveria po kontribuon në rritjen e ekonomisë , krijimin e markës bujqësore kolonjare dhe nxitjen e angazhimit të të rinjve në bujqësi.
Duke marrë fjalën në takimin që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama në Mollas, Ersekë me fermerët, blegtorët e njerëzit e punës të kësaj zone, ministrja Krifca u shpreh se “Kolonja është një vend që të ofron shumë bukuri natyrore dhe vlera të mëdha, por vlera më kryesore janë fermerët të cilët nuk lënë asnjë pjesë toke pa punuar . E kjo shihet përgjatë gjithë rrugës që përshkon për të ardhur këtu”.
“Ne e kemi filluar këtë dialog mbarëkombëtar dhe po ecim në një maratonë diskutimesh me kryeministrin Edi Rama, pasi duam të diskutojmë problematikat e aktualitet që janë edhe një nevojë për t’ju përgjigjur një situate të pazakontë që po ndodh në Ukrainë nga lufta e Putinit, e cila ka rritur çmimet globale, ka ndërprerë zinxhirin e furnizimin me inputet bujqësore, ka rritur çmimin e naftës, çka ju e ndieni në punët e përditshme. Pra ka nevojë për një dialog, me ne si politikbërës dhe me ju që prodhoni, për të gjetur zgjidhe të përbashkëta dhe në vijimësi”, tha ministrja Krifca.
Ministrja u ndal në përthithjen e fonde në investime që i shërbejnë komunitetit të fermerëve.
“Ju keni nevojë për një pikë frigoriferike dhe mua më erdhi keq që nuk kemi mundur ta zgjidhim këtë më përpara. Pasi qarku Korçë, është një nga qarqet flamurtar, për sa i takon përthithjes së fonde, si nga Skema Kombëtare apo programi IPARD. Korça shënon 60% të përthithjes së fondeve. Ndaj nëse këtu ishte dashur që ne të kishim një pikë grumbullimi , do ta kishim zgjidhur këtë edhe më përpara, por asnjë herë nuk është vonë, e ndaj jemi këtu për t’i dhënë zgjidhje problematikave”, theksoi ministrja Krifca.
Referuar statistikave, ministrja tha se, gjatë këtij vitit që ka qenë sfidues për bujqësisë, qeveria i është përgjigjur duke shtuar fondet dhe masat në mbështetje të fermerëve.
“Mbështetja për naftën është dyfishuar. Ndërsa është trefishuar numri i aplikantëve përfitues në këtë skemë krahasuar me një vit më parë. Në Kolojë kemi 800 fermerë përfitues nga skema e naftës pa taksa për bujqësinë. Ndërsa 250 fermerë kanë përfituar financim nga skema e bletarisë dhe blegtorisë, që janë degë prioritare këtu, për të vijuar me mbështetjen në agroturizëm. Po aplikojmë këtë vit masën e mbështetjes për grurin, me një fond prej 5 milionë euro të vënë në dispozicion nga qeveria, për fermerët që mbjellin grurë. Janë 50 fermerë këtu që kanë përfunduar verifikimin dhe janë gati të marrin mbështetjen financiare dhe kështu do të vijojmë me të gjithë fermerët që janë pjesë e këtij aplikimi”, deklaroi ministrja, teksa shprehu gatishmërinë se qeveria do të vijojë me mbështetjen edhe për pikat e grumbullimit.
“Krijimi rrjetit të pikave të grumbullimit dhe përpunimit, do të krijojë pasaportën e produkteve kolonjare që janë mjaft të kërkuara nga konsumatorët vendas dhe të huaj. Është e rëndësishme, që ju duhet të keni dhe do ta keni një pikë grumbullimi, por në Korçë ne kemi ndërtuar disa pika grumbullimi që vijnë me një standard të ri, me ambiente ftohëse gjithëvjetore, me teknologji të lartë që sigurojnë treg gjithëvjetor, ndërsa kemi 45 përfitues të mekanikës bujqësore në Korçë”, tha ministrja Krifca.
“Është e rëndësishme, theksoi ministrja Krifca, që pavarësisht se çfarë dëgjoni, bujqësia i ka rezistuar sfidës së kësaj kohe. “Bujqësia është rritur këtë vit me 1.5% krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në pararojë me vendet rajonit. Ndërsa me eksportet kemi bërë një punë të jashtëzakonshme këtë vit”.
Ministrja tha se eksportet e prodhimeve bujqësore kanë thelluar rritjen progresive, ku siç theksoi ajo, “padyshim edhe Erseka ka një kontribut me prodhimin e lartë të pemëtoreve por dhe bimëve medicinale. Ju po ndërtoni një klaster në një sipërfaqe të konsiderueshme me bimë mjekësore që janë një potencial i çmuar në eksportet “made in Albania”. Eksportet bujqësore janë rritur në këtë 9 mujor me 55 milionë euro në vlerë dhe parashikojmë të arrijmë në 500 milionë lekë këtë vit, ndërsa sfida jonë është të arrijmë në 1 milionë usd eksporteve bujqësore në 2030″

{:}