Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) është në proces të hartimit të projektit të  Qëndrushmeria ndaj Klimës dhe Zhvillimit të Bujqësisë që do të financohet përmes një huaje nga Banka Botërore. Objektivi i projektit është të rrisë konkurrencën në bujqësinë shqiptare referuar ndryshimeve klimatike në zinxhirn prioritar agroushqimor.

Projekti përputhet me Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) në fushën e fokusit të integrimit evropian, rritjes, konkurrencës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Projekti gjithashtu përputhet me Kontributin e Përcaktuar Kombëtar të rishikuar nga Shqipëria (KPK), i përgatitur në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, në të cilën Shqipëria u angazhua për reduktim të pakushtëzuar të emetimeve prej 20.9% deri në vitin 2030.

Projekti është përafruar gjithashtu me objektivat e Strategjisë së Shqipërisë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027 (SBZHRP) për të promovuar prodhimin dhe cilësinë e qëndrueshme të ushqimit nëpërmjet zhvillimit të një sektori konkurrues dhe inovativ agroushqimor dhe forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm te burimet natyrore dhe reagimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Projekti i propozuar është në përputhje me kuadrin e përgjithshme të zhvillimit të Bankës Botërore: Rezistencën, Përfshirjen, Qëndrueshmërinë dhe Efikasitetin, dhe Planin e Veprimit për Ndryshimet Klimatike të Bankës Botërore 2021-2025: “Zhvillimi i Gjelbër, Elastik dhe Gjithëpërfshirje”, në kuadër të adresimit të sfidave afatgjata të zhvillimit dhe të kontribuimit në rindërtimin më të mirë pas pandemisë.

Një komponent i rëndësishëm i zbatimit të projektit  është Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social që do të zbatohet në përputhje me Standardin e Performancës nga Bashkëpunimi Ndërkombëtar Financiar, legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e praktikave më të mira ndërkombëtare. Vlerësimi konsiston në një angazhim të vazhdueshëm të palëve të interesuara gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Projekti do të ketë komponentët e mëposhtëm:

Komponenti 1: Promovimi i Bujqësisë Inteligjente për Klimën dhe Aksesin në Tregje:

  1. a) Nën-komponenti 1.1 Promovimi i Zinxhirëve të Vlerave dhe Elastike ndaj Klimës
  2. i) Zhvillimi i zinxhirëve të shkurtër të vlerës;
  3. ii) Promovimi i produkteve tipike dhe shtimi i vlerës;

iii)  Zhvillimi i një Platforme IT për Bujqësinë Smart Klimatike (CSA).

 

  1. b) Nën-komponenti 1.2 Modernizimi i Skemave të Përzgjedhura të Ujitjes dhe Kullimit
  2. i) Modernizimi i skemave me presion për Skemën Ujitëse Divjakë;
  3. ii) Modernizimi i skemave me presion për Skemën Ujitëse Mursi;

iii)  Rivitalizimi i Skemës së Ujitjes së Lushnjës;

  1. iv) Modernizimi i sistemeve të kullimit.

 

Komponenti 2: Rritja e Përputhshmërisë me Standardet e Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit:

  1. a) Krijimi dhe përmirësimi i pikave të Inspektimit Kufitar (PIK);
  2. b) Përmirësimi i kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjes diagnostikim në fushën e sigurisë ushqimore, analizave veterinare dhe shëndetit të bimëve;
  3. c) Zhvillimi i kapacitetit të ruajtjes për mallrat e ndaluara që nuk përputhen me standardet e sigurisë ushqimore, veterinare ose të shëndetit të bimëve.

 

Komponenti 3: Forcimi i Kapacitetit të Analizës së Bazuar në Mbështetje të MBZHR-së dhe Bashkive për rritjen e kapacitetit menaxhues.

Konsultimi dhe angazhimi me palët e interesuara është një pjesë integrale e procesit të Kornizës Mjedisore dhe Sociale (ESMF). Në kuadër të këtij procesi, diskutimi dhe konsultimi me palët e interesuara në institucionet qendrore, lokale dhe grupet e interesit është thelbësore për të realizuar një proces dialogu, për të ndërtuar marrëdhënie të forta afatgjata të bazuara në mirëkuptimin reciprok dhe besim. Angazhimi i palëve të interesuara është një mjet për të përshkruar një proces më të gjerë, më gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm midis palëve që mund të ndikohen nga projekti. Ai do të vazhdojë në fazat vijuese të projektit dhe do të shtrihet gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dëshiron të ftojë të gjithë aktorët përkatës gjatë përgatitjes së Kornizës së Planit Mjedisor dhe Social, në mënyrë që:

  • Të gjithë palët e interesuara të jenë të informuara për projektin dhe ecurinë e tij;
  • Procesi i hartimit të Kornizës për Planin Mjedisor dhe Social të plotësohet nga informacioni i dobishëm për të vlerësuar siç duhet të gjitha ndikimet (negative dhe pozitive) të projektit në mjedis dhe në komunitet;
  • Palët e interesuara të japin komente mbi projektin përpara fillimit të hartimit të Planit të Menaxhimit Social dhe Mjedisor.

Konsultimi publik do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, më datë 6.1.2023, në orën 11:00, në sallën e katit të 3-të.

 

ESMF_CRAD 19 12 2022

Draft_II_LMP_CRAD prj 20122022

Draft_II_RPF_CRAD_prj 2012202

Schedule of SE Meetings – CRAD 15012022 (1)

CRAD – SEP draft 15 11 2022{:}